Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Maska me vaj ulliri dhe lëng shege, ideale për trajtimin e lëkurës

19:09 / December 4, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Maska
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shegët janë pa kurrfarë dyshimi, një ndër frutat më mirëbërës për shëndetin e njeriut.

Mund t’i quajmë pa frikë ‘super fruta’ sepse janë të pasura me antioksidantë të jashtëzakonshëm të cilët luftojnë shenjat e para të plakjes dhe gjurmët e saj në lëkurë.

Për këtë arsye, por jo vetëm, shumë njerëz i referohen pemës së shegës si ‘pema e jetës.’

Në industrinë e kozmetikës, shega është një nga frutat më të përzgjedhur për krijimin e produkteve të mira për lëkurën.

Megjithatë, secila prej nesh nuk ka nevojë të paguajë qimet e kokës për një krem, kur të mirat e shegës mund t’i përfitojë lehtë dhe për më tepër, lirë.

Le të kalojmë tek vaji i ullirit, një ushqim fantastik i pasur me vitamina, minerale e antioksidantë që jo vetëm ulin kolesterolin dhe mbrojnë shëndetin e zemrës por i bëjnë mirë edhe lëkurës.

Vaji i ullirit shërben si një ushqyes natyral i mrekullueshëm për lëkurën.

Ai e hidraton atë në thellësi dhe nxjerr në pah shkëlqimin dhe gjallërinë e humbur të lëkurës.

Duke marrë në konsideratë këto vlera, ekspertët e AgroËeb.org këshillojnë përdorimin e lëngut të shegës dhe vajit të ullirit për të luftuar shenjat e plakjes dhe për t’i dhënë lëkurës pamje dhe shkëlqim rinor e të shëndetshëm.

Maska

Për përgatitjen e kësaj maske ju nevojiten:

1 lugë gjelle vaj ulliri ekstra të virgjër.

2 lugë gjelle lëng të freskët shege.

Përgatitja:

Vajin e ullirit dhe lëngun e shegës përziejini së bashku në një enë qelqi.

Lajeni fytyrën dhe zonën e qafës sipas rutinës tuaj të përkujdesjes për lëkurën.

Për vendosjen e maskës ju nevojitet një furçë, me të cilën mund të siguroni një mbulim gjithëpërfshirës të fytyrës, qafës dhe zonës së dekoltesë.

Maska duhet mbajtur për rreth 15 minuta.

Më pas, përdorni pambuk të lagur për ta hequr atë nga lëkura.

Pas maskës, sigurohuni të lyeni fytyrën me kremërat tuaj ushqyes dhe hidratues./AgroËeb.org

maska tirananews.al vaj ulliri
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Profesionalizëm i lartë”, Rama: RENEA në elitën botërore të forcave speciale

10:24 / February 10, 2026

Ambasada Amerikane në Tiranë paralajmëron qytetarët për protestën e opozitës

09:53 / February 10, 2026

Protesta e opozitës/ Ja rrugët që bllokohen këtë të martë në Tiranë

09:05 / February 10, 2026

TTW: Pa diga dhe pa beton, Vjosa mbetet lumi i vetëm i egër për aventura në 2026

08:59 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.