Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Si u rrëzua “Mira Mare”, flet dëshmitari që pa rrëzimin e hotelit në Durrës: Në 9 sekonda ndërtesa u shemb

20:50 / December 4, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Mira Mare
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha sjell rrëfimin e një dëshmitari që ka parë se si u shemb hotel “Mira Mare”. Ajo ndodhej në lagjen 13, në Durrës, aty ku automjete të shumta po përpiqen të largojnë nga zona e plazhit inertet e shumta të objekteve të shkatërruara nga tërmeti i datës 26. Shumë banorë nuk janë kthyer ende ndonëse ekspertët ju kanë thënë të kthehen sepse nuk ka asnjë rrezikshmëri. Oficeri i Ushtrisë, Agimi është dëshmitari okular i tërmetit, i cili ka dal nga shtëpia në orën 3 e 20 min të mëngjesit për të rrëfyer shembjen e hotelit “Mira Mare”. “Në orën 3 pa 5 ra tërmeti i parë, u zgjuam dhe u veshëm, në ato momente qeni po qante. Jetoj me vajzën dhe me djalin si dhe bashkëshorten. Në momentin kur zbritëm në katin e 5-të çuni kthehet mbrapa në shtëpi dhe u afruam para dyqanit, vendosëm makinën 6 metra larg hotelit “Mira Mare”. Kishin filluar një pjesë e makinave të lëviznin. Në orën 4 pa 5 filluan të qanin qentë dhe më bëri përshtypje sepse edhe minjtë nëpër rrugë nuk gjenin medet. Në orën 4 pa dhjetë sikur u pre me gërshërë”, ka treguar Agimi ankthin që kaloi ditën e 26 nëntorit, çastet pas shembjes së hotel “Mira Mare” “Vendosa të marr një çaj dhe afrohem pranë “Mira Mare”, rreth 6 metra, në ato momente kërcitën dyert, kërcitën xhamat u fikën dritat dhe ra “Mira Mare”, u këput kati i katërt dhe u këput komplet dhe na hodhi dallga tymit përtej rrugës”, u shpreh Agimi. Oficeri i Ushtrisë ka treguar eksperiencën e tmerrshme tek ndihmonte njerëz të zbrisnin me anë të batanijeve , sepse ishin varur dhe nuk zbrisnin dot. “Jemi afruar tek “Mira Mara” kemi ndihmuar turket të zbresin nëpërmjet batanijeve, sepse ishin varur dhe nuk zbrisnin dot, dy çuna i mbanin ne i zbritëm”, shton më tej dëshmitari. Për 9 sekonda ra ndërtesa komplet. Unë për 30 sekonda kujtova se u hap dheu, kërcenin njerëzit nuk e imagjinoj dot se çfarë force mund të ketë patur”.

anila hoxha Top Channel
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare/ Në axhendë interpelanca me Ramën dhe Ministrat

08:41 / June 4, 2026

Ngjarje e rëndë në Maliq, një person vret një polic dhe plagos një tjetër në Lozhan

08:36 / June 4, 2026

“Pamje e realitetit të trishtë”/ Rama publikon video nga ndotja në Zvërnec: Kështu duan ta shohin armiqtë e Shqipërisë europiane

08:10 / June 4, 2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme dhe vranësira, parashikimi i motit për këtë të enjte

08:05 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.