Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

“Brenda Krishtlindjeve pastrojmë qytetet”, Ahmetaj premton: Do të ngrihen qyteza urbane në Tiranë, Durrës e Thumanë

22:08 / December 4, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Arben Ahmetaj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-ministri i Financave, Arben Ahmetaj i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24” tha se qeveria shqiptare ka bërë sa ka mundur për t’ju gjendur afër qytetarëve të prekur nga tërmeti.

Ahmetaj premton se qeveria do të ndërtojë qyteza në Tiranë, në Durrës, Thumanë dhe në Lezhë.

“Brenda krishtlindjeve do të pastrojmë qytete si Durrësi, Kavaja etj. Do të bëjmë vlerësimin me ekspertë dhe specialistë. Ne mendojmë se janë rreth 5000 familje që nuk do munden të kthehen më në shtëpinë e tyre, por vlerësimi do e tregojë. Mund të ketë shumë më shumë, sepse lëvizja është gjithmonë e në rritje. Ne kemi riformatuar paketën e rindërtimit. Do ketë qyteza urbane në Durrës. Nuk do lihet asnjë qytetar, asnjë familje jashtë. Po do ndërtohen qyteza urbane në Durrrës, në Tiranë, te ish-zona e Auto-traktorit dhe Kombinat, Thumanë dhe në Lezhë”, deklaroi Ahmetaj.

Arben Ahmetaj theksoi se qeveria po bën çdo gjë për të prekurit nga tërmeti, ndërsa ka shtuar se asnjë qytetar a familje nuk do të ngelet jashtë e pa strehim.

“Që në datë 27 nëntor janë strehuar njerëzit në hotele. Në këtë situatë, të të them se jemi optimist është e tepërt. Unë dua të ndaj gjithë përpjekjen e qeverisë dhe të gjithë qytetarët që janë gjendur pranë të prekurve në këto ditë të rënda, apo gazetarë që kanë kontribuuar në ringritjen e shoqërisë. Kjo shoqëri me kontribut nga të gjitha palët ringrihet për të kapur ritmin e jetës. Të gjitha familjet me viktima janë pajisur me një shtëpi. Mendohet se dëmi shkon edhe 500- 600 milionë euro dëme. Ne kemi menduar për strehimin për qytetarët. Sigurisht që qeveria mund të kritikohet”, tha Ahmetaj.

Arben Ahmetaj Ish-ministri i Financave
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

ASHK: Do të formalizohen 697 kulla të vjetra, poseduesit do të pajisen me certifikatë pronësie

22:22 / July 21, 2026

Gjermania rihap debatin për dyqanet të dielave, por ndalimi mbetet në fuqi

18:30 / July 21, 2026

Qiratë në Gjermani shtrenjtohen ndjeshëm, oferta e banesave tkurret

17:59 / July 21, 2026

Volkswagen nis ristrukturimin më të madh në histori, do të përgjysmojë gamën e modeleve

18:07 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.