Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Qetësoni kollën tek bebet me metoda natyrale

14:30 / December 5, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Kolla Bebe
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Edhe foshnjat mund të jenë të ndjeshme ndaj ndryshimeve të motit. Si prind, është normale të shqetësoheni kur bebja juaj fillon të teshtijë ose kollitet, por ekzistojnë ilaçe në kushte shtëpie që mund t’i përdorni për ta ndihmuar të ndihet më mirë. Çfarë mund ta ndihmojë vogëlushin tuaj? Më poshtë do të lexoni disa prej metodave.

Masazhim-avullim

Nëse foshnja juaj është mbi 3 muajsh, formulat e masazhimit rekomandohen shumë. Kërkoni për produkte me formula të buta të mentolit ose eukaliptit në mënyrë që t’i fërkoni qafën, gjoksin dhe shpinën vogëlushit  tuaj. Lëreni fëmijën tuaj të përthithë avujt që lëshohen nga masazhimi  për t’iu pastruar pasazhet hundës në mënyrë që të marrë frymë më mirë.

Pushim

Një tjetër metodë që mund të ndihmojë fëmijën të shërohet është të pushojë mirë. Është një fazë kur trupi fillon të shërojë veten. Përgatisni një vend të qetë në mënyrë që bebja të flejë mjaftueshëm dhe të ndihet mirë. Në këtë mënyrë do të flejë më shumë gjumë dhe ky i fundit ka vërtet shumë benefite për shëndetin e tij.

Supat

Është e rëndësishme ta mbani fëmijën të hidratuar gjatë gjithë periudhës së simptomave të kollës dhe ftohjes, pasi dehidratimi e predisponon atë të kollitet më shumë. Është e rëndësishme të përgatisni supa që janë ushqyese dhe të shijshme, kështu që nuk do ta keni të vështirë të ushqeni vogëlushin tuaj. Edhe pse bebja juaj mund të mos ketë oreks, duhet të keni durim. Është e rëndësishme të marrë sa më shumë lëngje.

Avull

Avulli është një mënyrë  tjetër për të parandaluar kollën tek bebet. Mund të blini një aparat lagështie për të shtuar lagështin në ajër në mënyrë që bebja juaj të jetë në gjendje të marrë frymë më mirë ose mund të vloni pak ujë, të shtoni disa pika vajra esencialë dhe të lejoni beben ta thithë atë. Do të vëreni që do të marrë frymë më lehtë për shkak të kësaj metode.

Medikamente bimore

Mund të përdorni medikamente bimore për fëmijën tuaj kur ka kollë sepse janë shumë të sigurta për t’u përdorur. Për shembull, mund të përzieni pak mjaltë me gjethe të copëtuara borziloku për të trajtuar kollën dhe të ftohtin. Mund të përzieni dhe pak lëng xhinxheri dhe mjaltë për të lehtësuar kollën tek foshnja.

bebet kollën metoda natyrale
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.