Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Kush është kryeprokurori Olsian Çela, ‘armiku’ i Arta Markut që ‘zbërtheu’ dosjet e nxehta të grupeve kriminal

16:38 / December 5, 20194 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Olsian Çela
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kuvendi i Shqipërisë ka zgjedhur Kryeprokurorin e ri. Kuvendi ka votuar sot me 101 vota pro kandidaturën e Olsian Çelës si Kryeprokuror për shtatë vitet e ardhshme. Ai do të zëvendësojë në këtë detyrë Arta Markun.

Çela, një prokuror në karrierë që pranoi para KLP-së mënxyrat që sistemi i drejtësisë në Shqipëri ka bërë, kërkoi hapur e pa frikë një mbështetje për një mandat që do i ndryshojë sipas tij, faqen e drejtësisë në Shqipëri.

Ai është konsideruar si rivali i kryeprokurores Arta Marku, e cila i luftoi edhe miqtë e përkrahësit, por pavarësisht kësaj arriti të dilte i pari në listën e KLP, ku anëtarët e mbështetën atë në mënyrë sekrete duke i dhënë jo pak por plot 459 pikë të arta, që i dhanë një superioritet para Kuvendit.

E betuar nën flakadanë dhe zjarr, Arta Marku, e nisi detyrën e saj duke luftuar miqtë dhe vetë prokurorin që sot u përzgjodh si kryeprokuror… por gara mes tyre ka nisur shumë më herët.

Por kush është Olsian Çela, ‘prokurori i dosjeve të forta’ që Arta Marku e la edhe pa miq?

Olsian Çela e nisi karrierën e tij në vitin 2001, pasi u diplomua në shkollën e Magjistraturës. Fillimisht ai ushtroi detyrën e prokurorit në Tiranë, në institucionin e akuzës dhe pas tre vitesh, në 2004-n u emërua prokuror tek Prokuroria e krimeve të Rënda.

Për katër vite me radhe, Çela drejtoi Krimet e Rënda, periudhë në të cilën ‘çarmatosi’ grupet e forta kriminale. Olsian Çela njihet si prokurori i çështjeve të trafikut të drogës ku trajtoi dosjet e bujshme si ‘Xibraka’ që la në burg nipin e ish-diktatorit Enver Hoxha, Ermal Hoxhën dhe tetë anëtarët e tjerë të këtij grupi; ‘Kompas’ që la në burg 32 trafikantët që përdornin prostitutat si korriere dhe çështjen e ‘vrasjes së Mirit të Xhikes, pronarit të Kartodromit’, i njohur edhe si miku i ish-kryeministrit Fatos Nano, dosje për të cilën u dënuar si bashkëpunëtor Lavdërim Tufa.

Prokurori Olsian Çela ka pasur nën hetim edhe Emiljano Shullazin, çështje për të cilën u përplas edhe me drejtuesen e Prokurorisë për Krimet e Rënda në vitin 2017, Donika Prelën. Çela refuzoi te merrte dosjen “Shullazi”, në kohën kur do të jepej pretenca kur prokurori Eneid Nakuçi u tërhoq nga çështja Shullazi për arsye shëndetësore. Prelsa vendosi ta zëvendësonte me short Nakuçi, gjë që prokurorët e kundërshtuan praktikën si të paligjshme.

Kjo solli ndërhyrjen direkte të Kryeprokurores Arta Marku, e cila vendosi t’i transferojë të gjithë, madje kërkoi fillimin e procedimit disiplinor për prokurorët.

Mes tyre ishte Olsian Çela, që përflitej që në atë kohë se do të hidhte kandidaturën për Prokuror të Përgjithshëm me mandat 7-vjeçar. Këtu u kuptua edhe ambicia ish-kryeprokurorit të Krimeve të Rënda, Olsian Çela për të ardhur në krye të Prokruorit të Përgjithshëm, institucion që aktualisht drejtohet nga Arta Marku.

Pas transferimit në Berat, Çela bëri ankimimin, i cili u pranua dhe KLP-ja e risolli prokurorin tek Krimet e Rënda në Tiranë.

Gjithsesi Marku nuk u ndal me kaq. Marku e çoi në Apel vendimin për rikthimin në detyrë, por me 11 vota të anëtarëve të KLP-së, Olsian Çela fitoi ndaj Arta Markut me rezultatin e ngushtë 6 me 5.

Prokurorët, të cilët janë gjithashtu anëtarë të KLP zgjodhën kolegun e tyre të vjetër përballë Arta Markut, por kjo gjë u kushtoi. Vetëm pak ditë pas votimit pro Çelës, Bujar Sheshit i del një dokument që ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit në shkollë të mesme.

Gjithashtu Antoneta Sevdari, një tjetër prokurore që votoi pro Olsian Çelës u rrëzua nga KPA, krejt papritur pasi kishte kaluar fazën e parë (KPK).

Olsian Çela konkuroi bindshëm Arta Markun. Me një karrierë të shkëlqyer, me një kurrikulum të pasur, njohjen e katër gjuhëve të huaja dhe trajnime në në disa vende të Bashkimit Europian dhe shtetet e Bashkuara të Amerikës, për çështjet e krimit të organizuar, Çela mbart mbi kurriz 459 pikë.

Çela është gjithashtu pika e kontaktit e Eurojust në prokurorinë Shqiptare.

Megjithëse situata nuk ishte në favorin e tij, Olsian Çela nisi betejën me Arta Markun. Me një karrierë të shkëlqyer që kontraston me atë të ish-Kryeprokurores së Përkohshme, ai do të vërë në provën e parë të vërtetë institucionet e reja të Drejtësisë, vetë reformën.

Gara u bë dhe Prokurorit i ri Përgjithshëm do t’i japë një frymë të re drejtësisë shqiptare, në një prokurori që për 2 vitet e drejtimit të Arta Markut, zvarritet sa nga njëra dosje tek tjetra…

Arta Marku Olsian Cela
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Pamje e realitetit të trishtë”/ Rama publikon video nga ndotja në Zvërnec: Kështu duan ta shohin armiqtë e Shqipërisë europiane

08:10 / June 4, 2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme dhe vranësira, parashikimi i motit për këtë të enjte

08:05 / June 4, 2026

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.