Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Shëndeti

Si duhet të veproni kur thonjtë e këmbës futen brenda në mish

19:56 / January 18, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
thoi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp


Çdokush që ka vuajtur nga irritimi i mishit të thonjve apo hyrja në mish, e dinë shumë mirë se kjo nuk është aspak e këndshme.

Ky lëndim mund të jetë i vogël nga pamja, por mund të shkaktojë dhimbje tmerrësisht të mëdha dhe bezdisje.

Rritja e thonjve në mish bëhet kur një thua fillon të rritet në lëkurë në formë të lakuar. Kjo lloj rritje irriton lëkurën duke shkaktuar skuqje, butësi në prekje si dhe ënjtje. Në disa raste, kjo mund të shkaktojë edhe infeksion më të madh.

Çka e shkakton rritjen e thonjve brenda lëkurës? Mund të jetë trashëguese, ndonjë lëndim i këmbës apo këpucë të papërshtatshme që ndikojnë në rritjen e thonjve brenda lëkurës. Këto janë shumë të zakonshme dhe është vështirë për ti parandaluar. Për fat të mirë, nëqoftëse se ju jeni duke u ballafaquar me këtë problem, ekzistojnë preparate shtëpiake që do të lehtësojnë dhimbjen dhe sikletin tuaj. Konsultohuni me mjekun tuaj para se ti zbatoni ndonjërën nga këto metoda dhe do të vëreni se këmbët tuaja do të kthehen shumë shpejt në normale.

Fusni këmbët tuaja në ujë të ngrohtë dhe me kripë minerale

Përdorni ujë të vakët (jo shumë të nxehtë) dhe zhytni këmbët për rreth 15-20 minuta si dhe kripën.  Uji ndihmon në zbutjen e thonjve.

Përdorni ndonjë pecetë pambuku për të parandaluar presionin mes gishtit dhe thoit. Përdorni pincetë për ta kapur me delikatesë thonin dhe duke e vendosur pecetën e sterilizuar të pambuktë ndërmjet thonit dhe mishit apo lëkurës së këmbës. Vendoseni butësisht në mënyrë që thoi të mbështetet mbi pecetën. Sigurohuni që ta ndrroni pecetën rregullisht pasi ajo luan rolin e magnetit për mbledhjen e bakterieve. Kjo është një zgjidhje e përkohshme dhe duhet ta bëni vetëm nëse jeni konsultuar me mjek paraprakisht.

Rregullisht aplikoni krem antibiotik në zonën ku duhet ta parandaloni infeksionin. Këmbët tona mund të vijnë në kontakt me shumë mikrobe, prandaj edhe mbajeni të pastër këtë zone, sidomos kur lëkura juaj është e ndjeshme dhe e lënduar. Më pas, aplikoni një fashë për ta mbajtur gishtin tuaj të sterilizuar.

Arsyeja pse disa duhanpirës sëmuren me kancer e disa të tjerë jo.

kembes mish Thonjtë
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

OBSH: Rreziku nga Ebola në Kongo rritet në nivelin më të lartë

12:02 / May 23, 2026

Gonorrea dhe sifilizi “dalin jashtë kontrollit” në Europë

09:24 / May 23, 2026

10 mijë hapa në ditë, ideale për një formë të mirë fizike? Studimi i ri tregon të kundërtën

11:03 / May 18, 2026

Shpresa për trupin pas alkoolit/ Studimet tregojnë se një pjesë e dëmtimeve mund të rikuperohen

16:00 / May 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.