Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Ashensori më i lartë në botë varet në shkëmb dhe është 33 metra i lartë. Kujdes, nuk është për ata me zemër të dobët

10:53 / December 6, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ashensori
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nëse ndodheni në provincën Hunan në Kinë, mos humbni rastin të jetoni përjetimin unik,  shëtitjen 33 metrash, por në lartësi në ashensor të qelqtë i cili ka hyrë në Librin e rekordeve Ginisit si ashensori më i lartë në ambient të hapur në botë

Ashensori “Bailong” apo “Njëqind dragonj” nuk është për ata me zemër të dobët.

Kabina e qelqtë e ashensorit ngjitet lart në shkëmbin Vulingiuan dhe ofron vërtet pamje spektakolare në parkun kombëtar, i cili gjendet jo larg qytetit Zhangjiaji. Pos që është më i larti, ky është edhe ashensori më i rëndë në ambient të hapur.

Binarët nëpërmjet të cilëve ngrihet ashensori janë të ndërtuar në shkëmb, ndërsa deri në majë nevojitet rreth një minutë, derisa më parë është nevojitur më shumë se një orë vozitjeje në mënyrë që turistët të kënaqen me pamjen në shkëmbinjtë ranorë të cilat janë përfshirë në listën e UNESCO-s si trashëgimi botërore.

Kur është bërë i ditur ndërtimi, janë nxitur polemika të shumta rreth asaj se a do të duhej të ndërtohej një atraksion i tillë në parkun nacional i cili është nën mbrojtjen e UNESCO-s.

Ekologët i ka brengosur rritja e numrit të turistëve në parkun edhe ashtu të vizituar shumë. Këtë rajon e vizitojnë pesë milionë turistë çdo vit.

Me arsyetimin që ashensori do të zvogëlojë kohën të cilën turistët do ta kalojnë në park, si edhe situatës që krijohej në rrugët malore për shkak të numrit tepër të madh të vizitorëve, ashensori ka filluar punën në vitin 2002 pas tre vjetësh ndërtimi.

Vlera e këtij projekti kapte shumën prej 120 milionë juanësh, gjë që është rreth 20 milionë dollarë amerikanë.

Shikoni si duket vozitja me këtë ashensor të mrekullueshëm.

Ashensori 2

ashensori shkëmb tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Andy Burnham formon qeverinë e re britanike/ Emërohen ministrat kryesorë

21:06 / July 20, 2026

Rama: 11 mijë fëmijë me aftësi ndryshe përfitojnë nga dyfishimi i mbështetjes ekonomike

20:52 / July 20, 2026

“Përgëzime Spanjës”/ Messi thyen heshtjen pas humbjes në finalen e Botërorit: Dhimbja është shumë e madhe, por jam krenar për këtë grup

20:27 / July 20, 2026

“Protesta po ndot qytetin, e ka mbaruar misionin”, Çupi: Rama tregoi gatishmëri për të dëgjuar çdo shqetësim real të qytetarëve

18:50 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.