Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Fondi Europian për Mbrojtjen Civile, ja si përfiton Shqipëria

11:21 / December 6, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1575451749 thumanatermet
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në mars 2019 në hyri në fuqi legjislacioni i ri për forcimin e Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të Bashkim Europian. Shqipëria edhe pse nuk është vend anëtar i BE-së është anëtar i mekanizimit të Mbrojtjes Civile që BE ka krijuar për të siguruar mbështetje të shpejtë në rast katastrofash natyrore dhe ato të shkaktuara nga njerëzit.

Legjislacioni i ri i miratuar më herët këtë vit për të forcuar Mekanizmin ekzistues të BE për Mbrojtjen Civile rrit mbështetjen financiare dhe operacionale të BE-së ndaj sistemeve të reagimit ndaj katastrofave të Shteteve Anëtare dhe vendeve pjesëmarrëse. Konkretisht, mekanizimi gradualisht krijon një rezervë shtesë të kapaciteteve, të quajtur shpëtim EU. Sistemi i ri gjithashtu sheh investime më të mëdha në aktivitetet e gatishmërisë dhe shkëmbimin e njohurive.

Pse Komisioni propozoi nismën e shpëtimit

Çdo vit, zjarret në pyje, përmbytjet e mëdha, stuhitë, tërmetet, rrëshqitjet e tokës por edhe katastrofat nga njeriu (sulme terroriste; kimike, biologjike, radiologjike dhe bërthamore – CBRN – incidente) rezultojnë në humbje të jetës dhe shkatërrojnë rajone të tëra. Ndryshimi i klimës do të përkeqësojë më tej ndikimet e katastrofave në të ardhmen. Vetëm në vitin 2018, katastrofat natyrore vranë më shumë se 100 njerëz në Evropë. Kostot ekonomike janë gjithashtu të mëdha. Gati 10 miliardë euro dëme u regjistruan në kontinentin Evropian u në vitin 2016.

Duke u bazuar në Mekanizmin ekzistues, ndryshimet e këtij viti krijojnë një rezervë shtesë të kapaciteteve për t’iu përgjigjur katastrofave, kur të jetë e nevojshme.

Deri më tani, gjithsej 7 aeroplanë zjarrfikës (6 nga Kanadaja dhe 1 nga DASH) dhe 6 helikopterë janë ofruar këtë vit për të formuar flotën e “tranzicionit të shpëtimit”. Komisioni është në kontakt me shtetet e tjera pjesëmarrëse, të cilët gjithashtu kanë shprehur interes për të kontribuar.

Kapacitetet e tjera të shpëtimit do të zhvillohen me kalimin e kohës, veçanërisht në fushën e urgjencave mjekësore (spitalet në terren), etj.

Si funksionon operacioni i shpëtimit

Kapacitetet e shpëtimit të BE përdoren sa herë që Shtetet Anëtare nuk mund të përballen me një katastrofë vetë dhe i kërkojnë ndihmë shtesë të BE-së që duhet të jepet shpejt. Funksionon si një “rrjet sigurie” shtesë. Një pjesë e madhe e kostove operacionale, si dhe kostot për zhvillimin e kapaciteteve të shpëtimit mbulohen nga financimi i BE-së. Kapacitetet e shpëtimit të BE janë pronë e Shteteve Anëtare.

Legjislacioni i ri i BE-së për mbrojtjen Civile që u miratua më herët këtë vit synon të stimulojë shtetet anëtare (dhe shtetet pjesëmarrëse) për të ndihmuar njëri-tjetrin në raste nevoje. Konkretisht, BE është duke bashkëfinancuar bashkë me shtetet anëtare një fond në shërbim të mbrojtjes civile, i cili mbulon 75% të kostove operacionale brenda BE (ose një Shteti Pjesëmarrës) dhe 75% të kostove të transportit për dislokim jashtë BE-së./ Monitor.al

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shqipëri-San Marino/ Shpërthen festa kuqezi, Asllani shënon supergol nga distanca

21:23 / October 6, 2026

U shfaq në videot me Adrian Hilën, reagon për herë të parë Monika Lubonja: Mos më gjykoni për besimin që i dhashë një njeriu të pabesë

20:59 / October 6, 2026

SPECIALE/ 10-vjeçari i lidhur me zinxhirë, rasti i referuar në Prokurorinë e Dibrës prej 7 muajsh

20:18 / October 6, 2026

Plani i BE për zgjerimin/ Shqipëria mes katër vendeve pararojë, Marta Kos zbulon hapat e ardhshëm të Komisionit Europian

19:57 / October 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.