Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Dëshironi xhama të errët për makinën? Ja çfarë duhet të dini

14:20 / December 6, 20197 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
xhama erresuar
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Tashmë është zyrtarizuar e drejta për të errësuar xhamat e makinës duke respektuar standarde dhe kritere cilësie e sigurië në përputhje me dispozitat ndërkombëtare.

DPSHTRR ka hartuar rregulloren përkatëse të shërbimit më të ri të saj, dhe tashmë errësimi i xhamave mund të bëhet me materiale të certifikuara dhe të homologuara.

Si veprohet për errësimin e xhamave të makinës

Ju mund të drejtoheni pranë çdo subjekti të pajisur me licencë të kategorisë VII.3.B.1/b që ofron këtë shërbim, sipas parashikimeve të Ligjit nr. 9573, datë 3.07.2006 dhe Udhëzimit nr.1546, datë 29.03.2016.

Pas errësimit të xhamave me materiale errësuese (film ose veshje plastike) të homologuara nga prodhuesi i tyre, subjekti që ka kryer shërbimin lëshon nën përgjegjësinë e tij:

Faturën tatimore me TVSH të lëshuar nga subjekti që ka kryer shërbimin. Fletë garanci për materialin errësues për periudhën e kohëzgjatjes në xhamin e mjetit deri sa materiali të bëhet i pavlefshëm (dëmtohet) nëse punimi është kryer nga subjekti ku ju po tërhiqni këtë dokument.

Dokumentin në të cilën identifikohet qartë targa, marka dhe modeli i mjetit si dhe lloji i materialit errësues sipas certifikatës së lëshuar nga prodhuesi që subjekti administron.

Si veprohet për certifikimin e xhamave pasi është aplikuar errësimi?

Me dokumentat e lëshuara nga subjekti ku ju keni errësuar xhamat, do të kërkoni shërbim pranë Drejtorisë Rajonale sipas juridiksionit ku ju keni banimin.

Gjithashtu duhet të jeni pajisur me:

Dokument identifikimi

Leje qarkullimi.

Në përfundim të procesit ju do të pajiseni me një certifikatë miratimi e cila do të mbahet gjithmonë me vete në mjet së bashku me lejen e qarkullimit. Kjo certifikatë do të jetë objekt kontrolli nga organet ligjzbatuese në rrugë.

Si veprohet për mjetet që kanë errësuar xhamat para miratimit të Udhëzimit të MIE?

Për të gjithë ata që kanë kryer errësimin e xhamave me materiale errësuese përpara hyrjes në fuqi të Udhëzimit, në rast se kanë dokumentacionin provues, do të pajisen me certifikatë miratimi.

Ju mund të drejtoheni pranë çdo subjekti të pajisur me licencë të kategorisë VII.3.B.1/b që ofron këtë shërbim, sipas parashikimeve të Ligjit nr. 9573, datë 3.07.2006 dhe Udhëzimit Nr.1546, datë 29.03.2016.

Dokumentacioni provues për pajisjen me certifikatë miratimi:

Faturën tatimore me TVSH të lëshuar nga subjekti që ka kryer shërbimin. Fletë garanci për materialin errësues për periudhën e kohëzgjatjes në xhamin e mjetit deri sa materiali të bëhet i pavlefshëm (dëmtohet) nëse punimi është kryer nga subjekti ku ju po tërhiqni këtë dokument.

Dokumentin në të cilën identifikohet qartë targa, marka dhe modeli i mjetit si dhe lloji i materialit errësues sipas certifikatës së lëshuar nga prodhuesi që subjekti administron.

Si veprohet për certifikimin e xhamave pasi është aplikuar errësimi?

Me dokumentat e lëshuara nga subjekti ku ju keni errësuar xhamat, do të kërkoni shërbim pranë Drejtorisë Rajonale sipas juridiksionit ku ju keni banimin.

Gjithashtu duhet të jeni pajisur me:

Dokument identifikimi

Leje qarkullimi.

Në përfundim të procesit ju do të pajiseni me një certifikatë miratimi e cila do të mbahet gjithmonë me vete në mjet së bashku me lejen e qarkullimit. Kjo certifikatë do të jetë objekt kontrolli nga organet ligjzbatuese në rrugë.

Si veprohet nëse nuk jeni i pajisur me dokumentat provuese?

Në rast se autovetura është regjistruar pranë DRSHTRR para datës së hyrjes në fuqi të Udhëzimit Nr.5, datë 07.10.2019 dhe ju nuk keni dokumentacionin provues, keni afat deri me datë 17.10.2020 për t’u pajisur me Certifikatën e Miratimit sipas parashikimit ligjor.

Si veprohet për mjetet e importuara me xhama të errësuar?

Për pajisjen me certifikatë miratimi të mjeteve të importuara me xhama të errësuar, nevojiten dokumentat e mëposhtme:

Dokumentin me treguesit teknik të mjetit me shënimin përkatës, ose dokument tjetër që konfirmon që mjeti ka xhama të homologuar, në origjinal, të lëshuar nga subjektet e licencuara nga vendi i origjinës së mjetit.

Dokumentacioni i nevojshëm për procedurën e regjistrimit të mjetit.

Por pse duhen xhamat e errësuar?

  • Bllokojnë rrezet rrezet UV dhe IR të rrezikshme për shëndetin!
  • Sigurojnë në raste thyerje xhami!
  • Freski në ditë të nxehta!
  • Shikim më i mirë kundërvezullues!
  • Jetëgjatësi e interioreve!
  • Eko-konsum, kursim, ulje e ndotjes!
  • Siguri nga hajdutë kuriozë!
  • Krijon privatësi e komoditet!

Çfarë duhet të bëni për tu pajisur me Certifikatë Miratimi për xhamat e errësuar në autoveturë?

Një xham konsiderohet që është i errësuar nëse Tejçueshmëria e Dritës (TD) është më pak se 70%! Me errësim të xhamit kuptojmë përdorimin e materialeve errësuese, por që vlera/niveli i errësimit në përqindje (%) përfshin totalin, së bashku, të xhamit origjinal dhe materialit errësues!

Nuk lejohet errësimi i xhamit të përparmë ballor të mjetit. Përjashtimisht, lejohet ulja e tejçueshmërisë së dritës (TD) në xhamin e përparmë ballor vetëm në pjesën e sipërme, në një shirit gjatësor, gjerësia e të cilit është deri në 125mm.

Nivelet e lejuara të errësimit:

Për xhamat e përparmë anësorë, të drejtuesit të mjetit dhe pasagjerit, parashikohet nivel tejçueshmërie drite (TD) jo më pak se 50%! Duhet patur parasysh që errësimi që ka xhami origjinal së bashku me materialin errësues të mos e kalojnë nivelin e 50% errësim! Errësimi i xhamave të përparmë anësor tarifohet me vlerën 20,000 Lekë për të dy xhamat (përveç tarifës prej 1,500 Lekë të certifikatës së miratimit për këtë shërbim).
Për xhamat e pasmë anësorë dhe xhamin fundor, tejçueshmëria e dritës (TD) mund të jetë nga 10% deri në 70%, me kushtin që të mos cënohet sistemi i shikimit prapa sipas parashikimit të gërmës “f”, të pikës 1, të nenit 72 të Kodit Rrugor.
Për autoveturat me xhama origjinalë (jo të veshur me materiale errësuese) parashikohet:

për xhamat e fabrikuar, të errët, përveç xhamave anësorë të përparmë, lejohen të qarkullojnë pa Certifikatë Miratimi!

për xhamat anësorë të përparmë, të errët, duhet të respektohet niveli i tejçueshmërisë së dritës (TD) jo më pak se 50%! Për çdo nivel mbi 30% deri 50% të errët, edhe kur errësimi është origjinal/jo me materiale errësuese mbi xham, autovetura i nënshtrohet Certifikimit/Tarifës që buron nga Udhëzimi Nr.5, dt. 7.10.2019!

Zotëruesi i mjetit duhet të paraqitet pranë Drejtorisë Rajonale sipas juridiksionit ku ka banimin për pagesën e tarifës prej 20,000 Lekë dhe pajisjen me certifikatë miratimi e cila kushton 1,500 Lekë.

https://www.facebook.com/dpshtrr.gov.al/videos/539257630244220/

Nuk është e nevojshme pajisja me certifikatë miratimi nga DPSHTRR për:

Grilat që janë pjesë konstruktive e autoveturës;

Xhama të errët të homologuar nga prodhuesi i xhamave dhe që kanë shenjën e miratimit të tipit KE (përjashtuar rastet e parashikuara më sipër). Xhama jo të errët, të cilëve u është aplikuar material, por nuk e kalojnë nivelin e errësimit prej 30% (TD jo më pak se 70%).

Nuk lejohet që për errësimin e xhamave të përdoren:

Materiale me ngjyra monokromatike si e kuqe, jeshile, blu, e verdhë, portokalli, etj;

Materiale që krijojnë efekt reflektues ose pasqyrues;

Materiale që bllokojnë plotësisht shikueshmërinë;

Materiale që krijojnë efekte turbulluese ose shpërqëndruese për shikimin e drejtuesit të mjetit;

Materiale që bëjnë errësimin e xhamave përmes përdorimit të lëndëve spërkatëse.

Tarifat për këtë shërbim:

Miratimi i errësimit për xhamin fundor, xhamat anësorë të pasëm, xhamat trekëndorë të pasëm të autoveturës – 1,500 Lekë.

Miratimi i errësimit për xhamat anësorë të përparmë të autoveturës – 20,000 Lekë.

Certifikata e miratimit të errësimit të xhamave të autoveturës – 1,500 Lekë.

DPSHTRR bën të ditur se afati i vlefshmërisë së certifikatës së miratimit është i barazvlefshëm me afatin e garancisë së materialit për errësimin e xhamave. Tarifat për këtë shërbim i shtrijnë efektet deri në përfundim të vlefshmërisë së certifikatës së miratimit.

Në përfundim të procesit ju do të pajiseni me një certifikatë miratimi e cila do të mbahet gjithmonë me vete në mjet së bashku me lejen e qarkullimit. Kjo certifikatë do të jetë objekt kontrolli nga organet ligjzbatuese në rrugë.

Në mungesë të dokumentacionit provues, nga DPSHTRR do të refuzohet shërbimi. Për pajisjen me certifikatë miratimi ju duhet të ndiqni procedurën e përcaktuar në pikën 1 ose 2.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ibrahimaj: Program i ri për bizneset, mbështetje për standardet europiane dhe certifikimet

13:47 / October 6, 2026

Keni një borxh? Përmbarimi do t’ju njoftojë me mesazh në e-Albania

16:20 / October 5, 2026

Buxheti në ‘filtrin’ e Këshillit Fiskal/ Këshilli i Ministrave miraton projektligjin, ja si do të funksionojë institucioni i ri i pavarur

16:43 / October 3, 2026

Rivlerësimi me tatim 5%, Tatimet: Qytetarët dhe bizneset kursyen 156 milionë euro

16:30 / October 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.