Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

“Shkollë e përkohshme” në hotele, MASR trajnim për mësuesit dhe programet

14:38 / December 6, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
lorena
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministria e Arsimit ka marrë të gjitha masat e nevojshme për shkollat e përkohshme nëpër hotelet dhe për vijimin e procesit mësimor.

Këtë të premte në Durrës është zhvilluar trajnimi për mësuesit në lidhje përshtatjen e programit dhe veprimtarinë që do të organizohen gjatë mësimit në “shkollat e përkohshme” në hotel për të gjithë ata nxënës të akomoduar nëpër hotele.

Të pranishëm gjatë trajnimit ishin Zëvendësministrja Lorena Haxhiu dhe Drejtori i ASCAP (Agjencia për Sigurimin e Cilësisë së Arsimit Parauniversitar)Gerti Janaqi, të cilët e ndoqën nga afër dhe dhanë të gjitha udhëzimet e nevojshme për këtë proces.
Themelimi i “shkollave të përkohshme” nëpër hotelet ku janë strehuar nxënësit, ka filluar tashmë në mënyrë që procesi normal mësimor të mos ndërpritet asnjë orë më shumë. Për këtë janë marrë të gjitha masat e duhura që:

  • të garantohet një mjedis i përshtatshëm pranë hoteleve të cilat ofrojnë infrastrukturën,
  • të bëhet gati në kohë programi mësimor,
  • nxënësit të pajisen sa më parë me tekstet shkollore dhe materialet e punës,
  • si dhe të sigurohet njëkohësisht edhe shërbimi i domosdoshëm psiko-social.
    Përveç kësaj zgjidhjeje provizore, sipas nevojave specifike do të zbatohen gjithashtu edhe planet e zhvendosjes nëpër shkollat më të afërta pritëse ku nxënësit kanë gati planin e sistemimit dhe u është siguruar edhe transporti.
    Rikthimi sa më parë në normalitet dhe garantimi i mbarëvajtjes së procesit mësimor në mënyrë që nxënësit mos të humbasin asnjë orë më shumë ngelet pa diskutim prioritet akut i punës intensive që po zhvillon aktualisht Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë (MASR).

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Merz mbledh “Koalicionin e Vullnetmirëve” në Berlin, Edi Rama pjesë e takimit të nivelit të lartë për Ukrainën, Shqipëria në tryezën e sigurisë evropiane

15:02 / November 19, 2026

Komisioni i Reformës Zgjedhore i drejtohet OSBE/ODIHR-it, kërkon ekspertë ndërkombëtarë

14:12 / November 19, 2026

Projektligji për sponsorizimet miratohet në Komisionin e Edukimit, 6 vota pro dhe asnjë kundër

12:10 / November 19, 2026

Kuvendi miraton në parim Buxhetin 2027, 80 vota pro dhe 25 kundër pas debateve të forta mes mazhorancës dhe opozitës

10:52 / November 19, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.