Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Dëmi nga tërmeti, kompanitë e sigurimit e vlerësojnë paraprakisht 12 milionë USD

15:18 / December 6, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
termeti 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kompanitë e sigurimit kanë administruar deri më tani 1943 dosje lidhur me banesat e dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit dhe që rezultojnë të siguruara pranë tyre. Kjo shifër është dinamike ditë pas dite duke u rritur por paraprakisht dëmi vlerësohet për pjesën që kanë dorëzuar pretendimin pranë kompanive në vlerën 12 milionë dollarë. Në një takim me kompanitë e sigurimit mbajtur nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare dhe me praninë e ish-Ministrit të Financave Arben Ahmetaj janë dhënë edhe detajet lidhur me situatën.

“Tashmë ka një të dhënë zyrtare shumë të vlefshëm për ta përmendur që në tërmetin e 21 shtatorit kompanitë e sigurimit deri më sot kanë paguar rreth 5 milionë dollar pra 506 milionë lekë. Kjo shumë nuk i është paguar shtetit as nuk ka qenë një konsekuence ligjore por një konsekuence e marrëdhënies që kanë kompanitë me bankat dhe qytetaret. Ndërkohë që sa i takon tërmetit të 26 nëntorit ju jeni në proces vlerësimi. Deri tani nga informacioni që unë kam nga marrë nga AFM duket që dëme në proces trajtimi janë të njoftuara 1943 banesa dhe këto janë dinamike se çdo ditë lista rifreskohet me numra më të mëdhenj se këto. Në bazë të llogaritjes dëmi total shkon gati 12 milionë USD. Pra deri më sot me një vlerësim që është ende larg dëmit final që do të thotë që qytetarët do të paguhen nga kompanitë e sigurimit me këtë dëm dinamik 12 milionë USD. Këtu do dua të bëjmë kujdes sëbashku që të ndajmë që listat e qytetarëve që do përfitojnë nga dëmshpërblimi të dorëzohen në komitetin e emergjencës në mënyrë që mos bëhet dëmshpërblim i dyfishtë.

Mesa kam dëgjuar në diskutime nga kompanitë dëmi total mund të shkojë deri në 25 milionë euro por s’dua ti referohem kësaj shifre se mund të rezultojë më pak ose më shumë. Do ti referohem asaj parapake dinamike që ka të bëjë me as gjysmën e banesave dhe që thamë se është 12 milionë USD” tha Ahmetaj.

Avni Ponari nga kompania Sigal u shpreh se kompanitë funksionojnë pëmes risigurimit dhe duke qenë se Shqipëria është e ekspozuar ndaj risqeve është me vend që të shihet mundësia që të blihet një mbulim i mirë në tregjet ndërkombëtare. “Me një shumë 25 milionë euro blejmë një mbulim 300 milionë euro. shkalla e mbulimit varet nga risku. Ne ju propozojmë që ta shihni me vëmendje pasi edhe pse nesër mund të dalë dielli apo të mos ketë tërmet kjo nuk e zbeh faktin që Shqipëria është e ekspozuar ndaj këtyre risqeve” tha Ponari.

Klaidi Citozi nga Sigma Interalbanian u shpreh se tetë kompani në tryezë dhe që kanë aktivitet në produktet e jo-jetës kanë kapitale mbi 40 milionë euro. Këto kapitale janë të mjaftueshme për të përballuar këtë ngjarje. Ndërkohë të gjithë marrëveshjet që kemi me partnerët ndërkombëtare lidhur me risigurimet janë të audituar nga AMF. Lidhur me situatën unë do të bëja thirrje që gjithë klientët të raportojnë sa më shpejt. Ata që hasin vështirësi apo ankesa t’i drejtohen edhe AMF” tha Çitozi.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shqipëri-San Marino/ Shpërthen festa kuqezi, Asllani shënon supergol nga distanca

21:23 / October 6, 2026

U shfaq në videot me Adrian Hilën, reagon për herë të parë Monika Lubonja: Mos më gjykoni për besimin që i dhashë një njeriu të pabesë

20:59 / October 6, 2026

SPECIALE/ 10-vjeçari i lidhur me zinxhirë, rasti i referuar në Prokurorinë e Dibrës prej 7 muajsh

20:18 / October 6, 2026

Plani i BE për zgjerimin/ Shqipëria mes katër vendeve pararojë, Marta Kos zbulon hapat e ardhshëm të Komisionit Europian

19:57 / October 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.