Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Tërmeti i 26 nëntorit: Mbi 30 shkolla nuk do të hapen të hënën

21:47 / December 7, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
sami frasheri gjimnaz
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Janë mbi 30 shkolla, të cilat nuk do të hapen ditën e hënë për shkak të dëmeve të krijuara nga tërmeti i 26 nëntorit. Zv/ministrja e Arsimit  Lorena Haxhiu, e ftuar në Ora News është shprehur se janë marrë të gjitha masat që nxënësit të transportohen në shkolla të tjera, duke filluar nga pikat e grumbullimit deri tek shpenzimet, të cilat do të mbulohen nga buxheti i ministrisë.

“Janë mbi 30 shkolla që nuk do të  hapen ditën e hënë, por për secilën prej tyre është marrë masa e nevojshme për zhvendosjen në shkollat pritëse, ku do të priten si turni i pasdites në rastet kur është e nevojshme dhe shkollat kanë kapacitet të plotë të nxënësve të tyre dhe në turnin e parë atëherë kur shkolla i ofron kapacitet e mjaftueshme. Plani i zhvendosjes është mëse i plotë. Ne kemi marrë masat përmes drejtuesve të shkollave dhe mësuesve që kanë qenë në kontakt të drejtpërdrejtë  me prindërit që secili nga prindërit të jetë i informuar se ku do të jetë pika që është caktuar për transportin. Transporti mësë tepërmi është parë i nevojshëm në zonat rurale. Me nisjen e procesit mësimor edhe në zonat e prekura nga data 5 dhjetor e kemi parë që ky plan zhvendosje përmes transportit të ofruar nga zyra arsimore dhe të buxhetuar në buxhetin e ministrisë së Arsimit ka funksionuar mësë miri”, u shpreh Haxhiu.

“Në buxhetin e ministrisë është parashikuar që edhe në muajin dhjetor dhe në muajin janar të sigurohet për të gjitha këto shkolla që kanë plan zhvendosje. Janë rreth 15 mijë nxënës që janë pjesë e këtij plani zhvendosje. Për buxhetin nuk mund të japim një shifrë fikse por varian nga 15-17 mln lekë”, shtoi zv/ministrja.

Zv/ministrja garantoi se të gjitha shkollat që do të hapen të hënën janë 100% të sigurta. Të gjitha shkollat të cilat nuk do të hapen, do të jenë gati për tu rihapur në janar të vitit 2020.

26 nentori hapen termeti
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tragjedia në Lezhë, këta janë 2 të rinjtë nga Kosova që u mbytën në det. Njëri prej tyre futbollist

09:34 / June 4, 2026

Vrasja në Maliq/ Identifikohet autori, ishte i dënuar me 10 vite burg në mungesë. Zbardhet emri i policit të vrarë dhe të plagosurit

09:10 / June 4, 2026

Ngjarje e rëndë në Maliq, një person vret një polic dhe plagos një tjetër në Lozhan

08:36 / June 4, 2026

Kryebashkiaku Ndreu dhe ambasadori i Kosovës, vizitojnë të rinjtë që i mbijetuan tragjedisë te Rana e Hedhun

21:19 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.