Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Pasi iku si kryeprokurore, Arta Markut i lëkundet karrigia edhe në KED

14:40 / December 8, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
arta marku
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Karrigia e Arta Markut në Këshillin e Emërimeve në Drejtësi mund të jetë juridikisht e lëkundur pas lënies së detyrës si drejtuese e organit të akuzës nga ana e ish-Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme.

Shorti i hedhur nga Presidenti Ilir Meta e rizgjodhi Arta Markun si anëtare të KED-së nga radhët e prokurorëve të Prokurorisë së Përgjithshme pak orë para se Parlamenti të votonte Olsian Çelën si Prokurorin e parë të Përgjithshëm të vendit pas reformës në drejtësi.

“Kleçka” kushtetuese që përcakton se në përfundim të mandatit dhe me kërkesë të tij, kryeprokurori rikthehet në vendin e mëparshëm të punës, ose gjyqtar në një nga Gjykatat e Apelit i heq Arta Markut statusin e prokurores në Prokurorinë e Përgjithshme.

Para se të votohej nga mazhoranca në dhjetor të 2017 si Prokurore e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku ishte drejtuese e Prokurorisë së Shkodrës. Kjo do të thotë se me përfundimin e detyrës si kryeprokurore, asaj i lind e drejta që të kërkojë të njëjtin vend pune, ose të emërohet gjyqtare në një nga gjykatat e Apelit të vendit.

Kjo do të thotë se as me zgjedhjen e parë dhe as me zgjedhjen e dytë, Arta Marku, të paktën sipas Kushtetutës, nuk mund të përfaqësojë Prokurorinë e Përgjithshme në Këshillin e Emërimeve në Drejtësi.

Nëse ajo do të largohet nga ky Këshill, atëherë vendi i lënë bosh do të merrej nga Bilbil Mete, si anëtar zëvendësues i KED-së nga radhët e Prokurorisë së Përgjithshme, i zgjedhur nga shorti i hedhur nga Presidenca më 5 dhjetor.

Shorti i hedhur nga Presidenti Ilir Meta për përzgjedhjen e 9 anëtarëve të rinj të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi kishte vetëm një të njohur, atë që Ardian Dvorani do të ishte sërish anëtar dhe njëkohësisht edhe kryetar i këtij Këshilli edhe për vitin e ardhshëm.

Dvorani ishte i vetmi emër i dorëzuar nga Gjykata e Lartë për pozicionin e një anëtari, që njëkohësisht ligji ia lë po kësaj gjykate edhe postin e kryetarit. Por, interesante ishte zbulimi i goglave për dy anëtarët që dalin nga Gjykata Kushtetuese. Kjo gjykatë kishte dorëzuar katër emra. Vitore Tusha, Fiona Papajorgji, Elsa Toska dhe Marsida Xhaferllari ishin emrat që u vendosën nëpër goglat e hedhura nga Presidenca.

Në fund, goglat zgjodhën Fiona Papajorgjin dhe Vitore Tushën, ndërsa anëtarja e Gjykatës Kushtetuese e kontestuar nga mazhoranca, Marsida Xhaferllari u zgjodh anëtare zëvendësuese.

Ndërkohë, Arta Marku u rizgjodh në këtë pozicion me probabilitetin 1 në 11, si anëtare e Prokurorisë së Përgjithshme, ku zëvendësues goglat përcaktuan Bilbil Metën. Nga prokuroritë e Apelit u zgjodhën Fatjona Memçaj dhe Ludovik Doda. Zgjedhja, si e Markut dhe e Memçajt është një “ngushëllim” për dy kandidatet për kryeprokurore që e humbën garën me Olsian Çelën në Parlament.

Ndërkohë, nga Gjykatat e Apelit u zgjodhën Saida Dollani dhe Miranda Ndoni, ndërsa Arjan Qafa nga gjykatat administrative.

Shorti u hodh pas serisë së akuzave mes Presidentit Ilir Meta dhe kreut të KED-së, Ardian Dvorani për procedurat dhe afatet kohore të ndjekura në rastin e emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Arta Marku
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Molotovi djeg policin/ Kolegët e shuajnë zjarrin në trupin e tij

18:31 / October 17, 2026

Protestuesit i vënë flakën murit rrethues të godinës së Autoritetit të Sigurisë Kibernetike

17:55 / October 17, 2026

Protesta e dhunshme/ Ministria e Shëndetësisë: 15 të lënduar në spital, mes tyre protestues dhe efektivë

17:46 / October 17, 2026

Protestuesit fusin një automjet në bulevard, e shkatërrojnë dhe i vënë flakën. Policia tërhiqet me shpejtësi

16:55 / October 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.