Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Deputeti me origjinë greke: Pse isha i vetmi që votova kundër dhurimit të apartamenteve për të prekurit nga tërmeti

16:06 / December 8, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
karamelo
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputeti i opozitës së re parlamentare, Ligoraq Karamelo, ishte i vetmi nga kuvendi që votoi kundër dhurimit të 17 apartamenteve në varësi të Bashkisë së Tiranës, për familjet e prekura nga tërmeti shkatërrues i 26 nëntorit. Në një prononcim për Shqiptarja.com, Karamelo thotë se kjo votë kundër erdhi për shkak se sipas tij, ato janë banesa sociale që u hiqen të pastrehëve dhe u jepen të prekurve nga tërmeti.  Deputeti Ligoraq Karamelo tha se këto apartamente nuk duhej të dhuroheshin pa ndryshuar më parë ligjin.

“Ai fond për familjet, dhurimi i apartamenteve është në shkelje të ligjit, është për propagandë. Sepse ato fonde janë të përcaktuara me ligj për të pastrehët dhe nuk mund të ndryshohet destinacioni i tyre pa ndryshuar ligjin. Ato familje që do jepen, kush i cakton kriteret? Kjo tregon që mund të bëhet ndryshimi i fondeve për një palë në kurriz të palës tjetër dhe kjo është e padrejtë. Edhe familjet e pastreha janë në hall dhe kanë problemet e tyre. Fondi që është për banesat sociale për të pastrehët nuk mund të jepet për të tjerët. E gjitha ishte thjesht një propagandë dhe zgjidhin një hall duke krijuar shqetësime të tjera. Zgjidhja e problemeve të tërmetit duhet të bëhet në tërësi dhe mbi bazën e një transparence të thellë. Duhej ndryshuar ligji që fondet që ka marrë qeverisja vendore për banesat sociale, dhe të përcaktohej edhe për situatë emergjence. Duhet të ishte përcaktuar mënyra si do të jepen dhe se kush do t’i marrë ato. Mund të jenë edhe me prapavijë politike, që mund të jepen sipas preferencave partiake që kanë”, u shpreh Karamelo.

deputeti termeti
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Interpelanca për emigracionin e paligjshëm, Lamallari: Nuk jemi kamp tranziti, as korridor kalimi për trafikimin njerëzor

13:42 / June 4, 2026

Begaj pret presidentin e Lituanisë: Marrëdhënie të shkëlqyera dhe miqësore midis dy vendeve

13:20 / June 4, 2026

“PS me Ramën u ka mundur 8 herë”/ Zvërneci, Balla-opozitës: Mbani një qëndrim, jeni pro apo kundër investimit

11:25 / June 4, 2026

“Bëni teatër me Zvërnecin”, deputeti socialist sulmon opozitën: Nuk folët kur duhej, dolët për show

11:19 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.