Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Ambasada e Katarit, 8 kamionë me ndihma për familjet e prekura nga tërmeti

17:44 / December 8, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Veliaj1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pjesa urbane në Tiranë e ka mbyllur fazën e emergjencës, ndërkohë që po punohet edhe në zonat rurale që jeta t’i rikthehet normalitetit. Ashtu si në rastin e tërmetit të 21 shtatorit, Katari është një nga shtetet e para që i është përgjigjur thirrjes së Bashkisë së Tiranës edhe për të ndihmuar pas tërmetit të 26 nëntorit.

Kryebashkiaku Erion Veliaj dhe ambasadori i Katarit në vendin tonë, Ali bin Hamad Al-Marri morën pjesë në dorëzimin e ndihmave në magazinat e rezervave të emergjencave të Tiranës.

“I jam shumë falenderues dhe shumë mirënjohës vëllait, mikut tonë ambasadorit të Katarit, por edhe të gjithë popullit të Katarit, që si në çdo fatkeqësi na është gjendur i pari. Ndaj, e vlerësoj jashtë mase gjithë këtë kontribut. Sot kemi akomoduar në qendrat e emergjencës një pjesë të madhe të popullsisë në fshat, megjithatë me ketë aksion të sotëm, ne kalojmë nga qendrat e emergjencës tek ndihma që shkon në çdo shtëpi”, tha Veliaj.

Kreu i Bashkisë nënvizoi se familjet e prekura nga tërmeti në qytet kanë nisur sistemimin në shtëpi me qira, ndërsa paralelisht po punohet për të lehtësuar kushtet edhe për familjet e prekura nga tërmeti që jetojnë në zonat rurale. “Këtë fundjavë, popullsia urbane nuk do të ketë më nevojë që të qëndrojë nëpër palestra, nëpër mensa sociale apo nëpër qendra të ndryshme të emergjencave. Secili ka marrë bonusin e qirasë dhe është akomoduar diku në qytetin e Tiranës, një pjesë të madhe kemi pasur mundësi edhe t’i vizitojmë. Tani që pjesa urbane e ka mbyllur fazën e emergjencës, do ta mbyllim fazën e emergjencës edhe në pjesën rurale”, tha ai.

Veliaj theksoi se shumë shpejt do të kalojë faza e emergjencës edhe në zonat rurale, ku do të dërgohen ndihma për të kaluar këtë dimër. “Do të shkojmë me ndihmën, duke përfshirë përveç çadrës, edhe sobë ngrohëse për të kaluar dimrin, krevatë, dyshekë dhe batanije, për t’u siguruar që janë të mjaftueshme në secilën prej njësive tona në fshat. Nëse këtë fundjavë e konsiderojmë emergjencën të mbyllur në Tiranën urbane, duam që brenda javës tjetër ta mbyllim në Tiranën rurale, qe të fokusohemi te rindërtimi, rindërtimi, rindërtimi. Jam i bindur e miqtë tanë nga Katari do të jenë aty për të na ndihmuar me rindërtimin. Ndaj dhe besoj që sa më shpejt kalojmë nga faza e emergjencës dhe gjithë mentaliteti i krizës për t’ju rikthyer jetës normale, siç bëmë në qytet, ashtu edhe në fshat, aq më produktivë do të jemi, sidomos kur vjen puna tek fëmijët apo tek ata njerëz që janë të prekur më shumë”, nënvizoi kryebashkiaku Veliaj.

Duke vlerësuar miqësinë vëllazërore mes dy popujve, ambasadori i Katarit në Shqipëri, Ali Bin Hamad Al-Mari siguroi kryebashkiakun Veliaj se mbështetja do të vijojë edhe në ditët në vijim. “Edhe njëherë ngushëllojmë qeverinë dhe popullin mik shqiptar dhe ju urojmë shërim të shpejtë të plagosurve nga tërmeti. Fondi i Katarit për Zhvillim në koordinim me Qendrën e Katarit për bamirësi, kanë direktiva të prera që nga dita e parë që të shpërndahen në çdo zonë të prekur nga ky tërmet dhe të jenë prezent. Ne jemi në kontakt të vazhdueshëm dhe me funksionarë duke përfshirë dhe kryetarin, dhe të shikojmë se për çfarë kanë nevojë. Ne nuk do të ndalojmë. Ka akoma ndihma të tjera që do të vijnë më tutje. Dua t’ju siguroj kryetar që shteti i Katarit ka qenë dhe do të jetë pranë jush në çdo moment”, tha ambasadori Ali Bin Hamad Al-Mari.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Eklipsi total diellor i 12 gushtit/ Spektakël i rrallë në qiell, ja zonat e Evropës ku do të shihet

10:21 / August 10, 2026

Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes:  5 vatra ende aktive, 2 zona nën monitorim, vijojnë operacionet në terren

09:57 / August 10, 2026

Vuçiç kërcënon se do të lërë Kosovën pa ujë: Po shqyrtojmë ndryshimin e rrjedhës së Ibrit

17:55 / August 9, 2026

Dibër/ Zjarrfikësit heronj, dy ditë luftë me flakët

17:37 / August 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.