Opozita e re në Kuvendin e Shqipërisë vazhdon të frekuentojë Kuvendin në karriget e lëna bosh nga kolegët e tyre të opozitës.
Një ndër deputetët më të “famshëm” nga opozita e re është padyshim Kujtim Gjuzi.
Ai u i njohur falë deklaratave të tij dhe përplasjeve me kryeministrin Rama.
Por nëse mendoni se Rama dhe Gjuzi nuk njiheshin më para, e keni gabim!
Fotografi Agim Rama ka shkrepur një foto të veçantë në Kuvend, ku duket Kujtim Gjuzi teksa shkëmben batuta me ish-ministrin e Financave Arben Ahmetajn.
“Kujtim Gjuzi çdo ditë e më shumë afër VIP-ave të politikës. Më shumë do kryeministrin pavarësisht shakarave. Janë miq të hershëm,”-shkruan fotografi.
Pra sipas fotografit të deputetëve, mes kryeminstrit Edi Rama dhe Gjuzit ka miqësi të hershme.