Shkrimtarja shqiptare, Xhada Arberi (Ghada Arnauti) është zgjedhur Kryeministre e Libanit. Kjo ka ndodhur pas tërheqjes së Sadi Haririt, ish kryeministër i Libanit për shkak të protestave në vend. Pas zgjedhjes, tashmë pritet që Presidenti, Ali Asoun ta dekretojë kandidaturën e saj, pas miratimit nga Koalicioni i Qeverisë.
Arnauti ka një biografi të pasur dhe është emër i njohur në Liban si dhe më gjerë në Lindjen e Mesme. Vetëm në dekadat e fundit, ajo është kthyer nga azili në Kanada.
Xhada Arnauti është shkrimtare, drejtuese e mediave liberale si dhe shkencëtare në Universitetin e Albertas në Kanada.
Zgjedhja e saj mund të shihet edhe si një sukses i shqiptarëve të lindjes, por sidomos si sukses i grave, të cilat tregojnë dhe njëherë se mund të qeverisin.
