Garë e fortë mes Eneida Tarifës dhe Fifit në “Këngën Magjike”, ku e para u përzgjodh nga këngëtarët dhe juria, ndërsa e dyta nga publiku.
Të dyja pretendente për të fituar edicionin e 21-të të këtij festivali, dhe humbja e Fifit po komentohet gjatë në media.
Gjatë një videoje live, dikush i shkruan Fifit “Pse nuk fitove ti por ajo sorra?”, ndërsa këngëtarja s’ja ka përtuar përgjigjen.
“Ajo sorra ka emër, e ka emrin Eneida Tarifa, ka pas një këngë shumë të bukur, po mos të më kishte pëlqyer nuk do i kisha dhënë 30 pikë. Jam shumë e lumtur që ka fituar Eneida dhe jo dikush tjetër.”- është shprehur Fifi, siç mund ta dëgjoni në videon e ruajtur nga “Blitz.al”.
Kështu, këngëtarja ka rrëfyer se ajo nuk i mban asnjë mëri Eneidës, siç u përfol gjatë në rrjet.
