Marie Fredriksson, vokali i grupit të famshëm të viteve ’80 Roxette është ndarë nga jeta në moshën 61-vjeçare pas një sëmundjeje të gjatë.
Ka qenë familja e saj që ka bërë të ditur lajmin për median suedeze Expressen: “Me ghimbje të madhe duhet të njoftojmë se një nga artistet tona më të mëdha dhe më të dashura nuk është më me ne”.
Në shtator të 2002 Fredriksson pas një incidenti në tualetin e shtëpisë u zbulua se kishte tumor në tru, duke i dhënë 25% shanse për të jetuar. Ajo jetoi por kishte probleme si rezultat i terapisë me rrezatim. Marie perfomoi deri në vitin 2016, ku bëri të ditur se do të tërhiqej për shkak të sëmundjes. Partneri i saj në Roxette, Per Gessle shprehu ngushëllimet e tij duke thënë se “Gjërat nuk do të jenë më si më parë”.
Grupi ishte mjaft i famshëm në Europë, por u bë i njohur në SHBA e më pas ndërkombëtarisht pasi një student mori kasetat e tyre me vet në Minneapolis duke i transmetuar në një radio. Suksesi i tyre më pas ishte i padiskutueshëm me këngë si “Listen to your heart”, “It must have been love” etj.
