Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Bllokohen lejet e ndërtimit në qarqet e prekura nga tërmeti, aplikime vetëm për rindërtim

16:46 / December 10, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
pallateee
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në një njoftim të shpërndarë nga ana e Agjencisë së Zhvillimit të Territorit janë njoftuar aplikantët se dhënia e lejeve të reja të ndërtimit është e bllokuar pas tërmetit të 26 nëntorit që shkaktoi 51 viktima në zonën e Durrësit dhe të Thumanës. “Bazuar në kërkesën e disa bashkive të prekura nga dëmet e tërmetit të datës 26.11.2019, si dhe në kuadër të shpalljes së gjendjes së fatkeqësisë natyrore për qarqet Tiranë, Durrës dhe Lezhë si pasojë e tërmetit të datës 26.11.2019, miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave nr.750, datë 27.11.2019, ndryshuar me VKM Nr.751 datë 29.11.2019, ju njoftojmë se është realizuar pezullimi i aplikimit për leje ndërtimi në qarqet Tiranë, Durrës, Lezhë”, thuhet në njoftimin e shpërndarë nga AZHT.  

Ndërkohë, kjo Agjenci është duke punuar edhe për pezullimin e afateve të lejeve që ishin në proces miratimi që prej datës 26 nëntor. AZHT-ja bën të ditur gjithashtu se për këto qarqe mund të aplikohet shërbimi vetëm “Aplikim për leje ndërtimi, riparimi, restaurimi (rastet e emergjencave civile). Njoftimi u është shpërndarë bashkive që janë në këto tre qarqe: Durrës, Tiranë, Vorë, Shijak, Krujë, Kavajë, Rrogozhinë, Kamëz dhe Kurbin. Në shkallë vendi INSTAT raportoi se në  tremujorin e tretë 2019 janë miratuar gjithsej 293 leje ndërtimi për ndërtesa të reja, nga 343 leje të miratuara në tremujorin e tretë 2018, duke shënuar një rënie prej 14,6 %. Por, nga ana tjetër, sipërfaqja e lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa të reja, në tremujorin e tretë 2019, ishte 685.455 m², nga 330.725 m² miratuar në tremujorin e tretë 2018, duke shënuar një rritje me 2.1 herë.

Agjencisë së Zhvillimit të Territorit lejet e ndërtimit
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kërkoi leje për t’i dhënë lamtumirën të ëmës/ “Burgjet” refuzojnë kërkesën e Ardian Çapjas: Ka risk të lartë!

14:31 / August 10, 2026

Zbulohet arma e improvizuar e përdorur në përleshjen në burgun e Fierit/ Dy të plagosur

12:51 / August 10, 2026

Nga 7 gushti hyjnë në fuqi rregullat e reja të Kodit Rrugor/ Gjobat dhe masat për shoferët që shkelin ligjin

12:26 / August 10, 2026

Konflikt në burgun 302/ “Mos bëj zhurmë se më prishe gjumin”, Viktor Ymeri godet me shuplakë një të burgosur nga Kosova

12:21 / August 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.