Gjatë gjithë periudhës së emergjencës civile për shkak të tërmetit, kryeministri Edi Rama mbante të veshur një xhup të zi ku ishte edhe stema e flamurit tonë kombëtar.
Të shumtë ishin ata që e shihni edhe si një simbolikë që Rama e përdorte për të dhënë mesazhin e bashkimit në ato momente, disa të tjerë e shihnin thjesht si një veshje sportive, por me ndryshimin e vetëm që në vend të atij me stemën e Juves, kishte stemën e Kombëtares.
Por a e dini se sa kushton një xhup i tillë?
Sipas një kërkimi që bëri tirananews.al, rezulton se xhupi i Ramës kushton 12 000 lekë dhe mund të blihet në Tiranë. Ai është prodhuar nga firma Macrom që prodhon edhe veshjet sportive të Kombëtares sonë. / tirananews.al