Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Ministeriali i Kartës së Adriatikut në Shqipëri, Xhaçka: Prioriteti ynë më i madh, politika e dyerve të hapura

12:20 / December 11, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
WhatsApp Image 2019 12 11 at 12.19.16
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Vendet e nismës SHBA-Karta e Adriatikut kanë shprehur solidaritet dhe mbështetje të plotë për Shqipërinë në këto ditë të vështira, pas tërmetit të 26 nëntorit.

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka mikpriti, në cilësinë e kryesueses së kësaj nisme për vitin 2019, përfaqësues të lartë të vendeve pjesëmarrëse. E pranishme ishte edhe Zëvendësasistetja e sekretarit të Mbrojtjes së SHBA për Rusinë, Ukrainën dhe Euroazinë, Laura Cooper.

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka gjatë fjalës së saj theksoi se për të gjithë, vendin, institucionet, por veçanërisht për Ministrinë e Mbrojtjes, këto kanë qenë ditë dhimbjeje, vështirësie, por edhe të një pune të jashtëzakonshme për menaxhimin e situatës.

Ministrja falënderoi të pranishmit për suportin që i kanë dhënë Shqipërisë, ndërsa theksoi se: “Që kur Shqipëria mori kryesimin e Iniciativës SHBA-Karta e Adriatikut në janar 2019, ne shpallëm si prioritetin tonë më të madh politikën e Dyerve të hapura. Morëm përsipër të punojmë e të përpiqemi me çdo mundësi për ta zgjeruar dhe për ta hapur më tej këtë iniciativë. Sot, besoj më shumë se kurrë se kjo është një domosdoshmëri sepse besoj që pikërisht formate si ky hedhin themelet e bashkëpunimit, fuqizimit të marrëdhënieve dhe krijimit të asaj rrjete lidhjesh, miqësish, kontaktesh, që janë aq të rëndësishme për të garantuar paqen dhe sigurinë në zonën Euro-Atlantike”.

Po ashtu ministrja Xhaçka nënvizoi se, një nga nismat më të rëndësishme të ndërmarra nga Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë gjatë kryesimit është edhe ajo që lidhet me mundësinë e angazhimit në një mision të përbashkët në Irak, në kuadër të NATO-s, ku Shqipëria do të luajnë rolin e vendit drejtues.Zëvendësasistetja e sekretarit të Mbrojtjes së SHBA për Rusinë, Ukrainën dhe Euroazinë Znj. Laura Cooper, teksa shprehu ngushëllimet për jetët e humbura nga ky tërmet vlerësoi miqësinë e fortë ShBA-Shqipëri:

“Shtetet e Shtetet e Bashkuara qëndrojnë afër Shqipërisë me të gjitha vendet e rajonit në këtë situatë të vështirë dhe kjo na sjell në këtë seancë të A-5”.

Ky është takimi i fundit i ministerialit të Mbrojtjes që drejtohet nga Shqipëria, e cila gjatë vitit 2019 pati radhën e kryesimit. Për këtë, znj, Copper vlerësoi rolin e vendit tonë në drejtimin e A-5. “Shqipëria është një shembull i jashtëzakonshëm për të mbështetur operacionet e NATO-s. Siguria që ofroni vazhdon të jetë e rëndësishme, por i përshtatet gjithmonë aspekteve politike dhe taktike të situatave me të cilat ne përballemi”, tha Copper.Vendet anëtare të A-5 janë Shqipëria, Bosnje-Hercegovina, Kroacia , Mali Zi , Maqedonia e Veriut, dhe SHBA, ndërsa vëzhguese Kosova, Sllovenia dhe Serbia. Për vitin 2020 kryesimin e nismës e merr Bosnje – Hercegovina.

Ministeriali Xhaçka
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Evi Kokalari: PD po përgatitet që Argita Malltezi të marrë drejtimin e partisë

22:47 / July 17, 2026

Raporti i KE për sundimin e ligjit në Shqipëri: Vlerëson progresin e Shqipërisë në konsolidimin e reformës në drejtësi

19:35 / July 17, 2026

“Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla”, Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

16:28 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.