Aktori i njohur Philip McKeon ka ndërruar jetë ditën e djeshme pas luftës së gjatë me një sëmundje që nuk dihet ende.
Lajmin për ndarjen nga jeta të 55-vjeçarit e bëri të ditur për mediat zëdhënësi i tij. ““Ne jemi të prekur në zemër dhe të shkatërruar për vdekjen e Phil. Sensi i tij i mrekullueshëm i humorit, mirësisë dhe besnikërisë do të mbahet mend nga të gjithë”, shkroi ai.
Ai u bë i njohur për publikun përmes disa roleve ku më i suksesshmi është ai në filmin “Alice”.

