Genc Pollo bashkë me Preç Zogajn kanë qenë ata që 29 vite më parë shpallën lajmin e regjistrimit të saj.
Në një postim në Facebook ai kujton këtë moment, ku thotë se tre dekada janë mjaftueshëm për refleksione, përgëzime dhe vetëkritika.
POSTIMI I GENC POLLOS
29 vjet më parë u themelua Partia Demokratike. Lajmin e regjistrimit të saj pata privilegjin t’a shpall unë bashkë me Preç Zogaj siç tregon kjo fotografi e asaj dite. Gati tre dekada janë mjaftueshëm për refleksione, përgëzime e vetëkritika. Por mendoj është e pamouheshme se ato ditë dhe ajo ngjarje ishin një kthesë madhore historike drejt demokracisë dhe Europës.
Sot përballemi me sfida të tjera që sinqerisht asokohe nuk i imagjinonte kush. Por vullneti për t’u përballur duhet të mbetet i fortë si në ato ditë dhe PD ka përsëri rolin kyç në një tjetër kthesë historike. GP
