Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Di Maio: Do të japim ndihmën tonë maksimale për rindërtimin! Mbështesim integrimin e Shqipërisë në BE

13:56 / December 11, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1576068453 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministri i Jashtëm italian u shpreh gjatë vizitës në kampin e Vorës se prania e tij sot këtu është dëshmi e afërisë së dy vendeve. Ai tha se pas përfundimit të vlerësimit të dëmeve, qeveria italiane do të ndihmojë edhe në procesin e rindërtimit. Di Maio deklaroi se Italia mbështet integrimin e Shqipërisë në BE, dhe do vijojë ta mbështesë edhe ndaj atyre vendeve që janë kundër zgjerimit të BE.

“Prania ime sot këtu përbën një dëshmi të afërsisë së qeverisë italiane me popullin shqiptar pas tërmetit të fundit të muajit të kaluar. Afërsia e qeverisë italiane është dëshmuar edhe nëpërmjet pranisë së emergjencave civile edhe forcave zjarrfikëse. Këtë e dëshmon edhe ky kamp me tenda që është dhuruar nga qeveria italiane.

Teksa i shpreh edhe njëherë ngushëllimet për viktimat e tërmetit të muajit të kaluar, theksoj se po ndihmojmë edhe në vlerësimin e dëmeve dhe në bazë të tyre do të japim ndihmën tonë për të ndihmuar në përballimin me sukses të kësaj situate. Një përqafim edhe për familjarët e viktimave të tërmetit.

Populli italian është pranë popullit shqiptar sepse i lidh një miqësi e fortë. Italia është në linjën e parë që mbështet fuqimisht Shqipërinë në rrugëtimin drejt BE. Dhe integrimi në BE i Shqipërisë mund t’i japë mundësi sipërmarrjeve tona këtu të rriten dhe duke ofruar kështu mundësi të reja punësimi por edhe për rritjen ekonomike të vendit. BE në mënyrë të natyrshme duhet të bëjë pjesë të saj Shqipërinë dhe Maqedoninë. Ne do e mbështesim këtë edhe ndaj atyre vendeve që nuk janë pro zgjerimit të BE dhe po e pengojnë zgjerimin e BE”, u shpreh Di Maio.

Albania di maio terremoto tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“PS me Ramën u ka mundur 8 herë”/ Zvërneci, Balla-opozitës: Mbani një qëndrim, jeni pro apo kundër investimit

11:25 / June 4, 2026

Arkitektët e botës në Tiranë, Rama: Zhvillimi dhe natyra duhet të bashkëjetojnë

10:35 / June 4, 2026

Lamallari: Sakrifica e Enea Mekollit do të kujtohet me respekt, autori do të përballet me forcën e ligjit

10:08 / June 4, 2026

Aktiviteti “Bread and Heart Festival” në Tiranë, policia njofton kufizimin e përkohshëm të lëvizjes në Sheshin Skënderbej

09:57 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.