“Nuk mund të flas me detaje, hetimi zhvillohet në këtë godinë, as në tv as në gazeta. Këtu kam bërë gjithë shpjegimet e hollësishme. Institucionet, funksionarët kushtetues e publik nuk është e mira t’i shtrojnë problematikat me serial të shkurtër apo të gjatë por t’i cojnë në organet kompetente.” u shpreh Dvorani në një prononcim për mediat nga Prokuroria e Tiranës.
Lidhur me këtë deklaratë të Dvoranit, ka reaguar edhe zëdhënësi i Presidentit të Republikës, z.Tedi Blushi, i cili u shprehet se nuk presim asnjë reflektim publik nga një dhunues me dashje i Kushtetutës dhe i ligjit.
Reagimi i Tedi Blushit:
“Nga një dhunues me dashje i Kushtetutës dhe i ligjit, i mirëdokumentuar, i provuar dhe përsëritës në shkeljen e tyre, nuk presim asnjë reflektim publik.Ne do të vazhdojmë të bashkëpunojmë me organin e akuzës për të vendosur drejtësinë në vend.Ky proces do të jetë i hapur dhe transparent për opinionin publik vendas dhe ndërkombëtar, për të ndaluar kapjen totale të institucioneve të drejtësisë, përmes kapjes së Gjykatës Kushtetuese, institucionit më të rëndësishëm që garanton funksionimin e shtetit të së drejtës në Republikën e Shqipërisë.”
