Luana Vjollca preferon të flasë shumë për karrierën e saj, emisionin që ajo drejton në Top Channel, por kur vjen puna tek jeta personale, aty moderatorja nuk thotë asnjë fjalë. E lidhur prej vitesh me Krenar Çoçajn, Luana nuk ka publikuar asnjëherë foto me të, por as nuk e ka pranuar që janë bashkë. Gjithsesi, shpeshherë ata janë fotografuar në shoqërinë e njëri-tjetrit dhe lidhja e tyre dihet tashmë edhe pse nuk është e konfirmuar.
Duke qenë se kanë vite bashkë, një unazë në gishtin e fejesës, na bëri të gjithëve të dyshojmë se mos dyshja e kanë çuar në një tjetër stad lidhjen e tyre.
Mirëpo, me sa duket zërat nuk janë të vërteta. Sipas “Neës 31” ky është thjesht një aksesor që Luana e ka vendosur për puntatën e së shtunës. Luana nuk ka ndërmend të fejohet për momentin, pasi është duke u fokusuar maksimalisht tek karriera e saj dhe televizioni.
Pra, mos prisni fejesa nga Luana. Për momentin fokusi i saj është karriera.

