Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

PD zgjedh sot kryesinë e saj. Të privilegjuar, njerëzit e Bashës

10:28 / January 19, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
basha 18janar
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Demokratët sot zgjedhin kupolën e re drejtuese të partisë, duke nisur nga kryesia, nënkryetarët dhe sekretariatet.

Një ditë para mbledhjes së Këshillit Kombëtar, Lulzim Basha bëri publike 15 propozimet e tij për anëtarë të Kryesisë së Partisë Demokratike. Për ish-Presidentin Bujar Nishani, kryedemokrati Basha ka menduar një post honorifik në parti.

“Propozoj për kryetar të Këshillit Kombëtar: Bujar Nishanin”, tha Basha.

Kryetari demokrat kërkoi rikonfirmim për dy nënkryetarët e partisë, Edi Paloka dhe Edmond Spaho, ndërsa Arben Ristani, i cili kishte shpallur ambicien për një mandat të dytë si Sekretar i Përgjithshëm, propozohet për një tjetër post, si kryetar i Komisionit të Apelimit.

Në garën për numrin dy të partisë vihen re dy prurje të kryetarit demokrat, Gazment Bardhi, aktualisht këshilltar ligjor i selisë blu dhe këshilltari për ekonominë, Dorian Teliti. Jemin Gjana dhe Halim Kosova ruajnë postet, ndërsa bie në sy rikthimi i ish-zëvëndësministrit të Financave, Alfred Rrushaj, i cili propozohet për drejtimin e bordit financiar.

Enno Bozdo ruan postin e anëtarit të thjeshtë të kryesisë, por ikën nga drejtimi i sekretarit organizativ të partisë, për drejtimin e të cilit propozohet të garojnë Sahit Dollapi dhe Lulzim Omuri. Çlirim Gjata garon përballë Marinela Ziut për postin e sekretarit për çështje ligjore.

Ivi Kaso ka përballë ekspertin Dorjan Gjonmarkaj për postin e sekretarit për çështjet zgjedhore, ndërsa postin e sekretarit për burime njerëzore garojnë Ervin Minarolli dhe Minushe Lazaj.

Kryetarja e Lidhjes Demokratike të Gruas dhe kreu i Forumit Rinor të Partisë Demokratike janë anëtar ex officio të kryesisë.

Lulzim Basha ftoi demokratët të cilët duhet të bëhen pjesë e kryesisë së partisë të bëhen pjesë garës. Në rendin e ditës së mbledhjes së këshillit parashikohen dy pika: zgjedhja e ekipit të ri drejtues si dhe marja e vendimit për datën e nisjes së protestave popullore. Top Channel

Basha kryesia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026

“Askush nuk më lëviz mua nga “istikami” që më kanë vendosur shqiptarët”/ Zvërneci, Rama: Nuk bisedoj me asnjë që është kurdisur

13:06 / June 3, 2026

Zvërneci/ Rama: SPAK hetim të pavarur dhe profesional për origjinën e pronës

12:53 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.