Elida dhe Arjani ishin çifti që mori pjesë në edicionin e shkuar të “Dua të të bëj të lumtur” e që janë rikthyer në vëmendjen e medias pasi thanë se kanë mashtruar për të marrë para në emisionin e Arbanës.
Madje transmetimi i asaj puntate pati mjaft polemika për shkak të promovimit të dhunës në familje, për të cilën dhe AMA i tërhoqi vëmendjen televizionit.
Por në këtë situatë Arbana sigurisht që do të reagonte.
Arbana Osmani ka publikuar deklaratën zyrtare të tij, ku thuhet se ka qenë Zonja Elida që kishte shkuar në zyrat e emisionit për t’u bërë pjesë e programit.
Në deklaratë thuhet se çifti ka nënshkruar edhe një deklaratë ku marrin përgjegjësi të plotë për atë që kanë thënë. Madje Elida ka pranuar problemet me partnerin dhe madje ka kërkuar edhe mbrojtje nga policia, për të cilën, autorët e programit i kanë vënë në dispozicion disa kontakte.
Deklarata përmbyllet me një vendim të programit kur thuhet se: “Dua të të bëj të lumtur” nuk mundet të zëvendësojë organet shtetërore në ndjekjen penale apo dënimin e qytetarëve për deklaratat e tyre publike!
