Prej shumë kohësh përflitet për një lidhje mes tyre po as Kiara Tito dhe as Butrint Imeri nuk kanë pranuar publikisht këtë gjë.
Butrinti është një nga këngëarët më të komentuar dhe kjo dhe për shkak të jetës së tij private. Por dhe ai është bërë pjesë e trendit të pyetjeve nga fansat në Instagram dhe në këtë pyetësor nuk kishte si të mungonin pyetje për Kiarën.
“Thuaj sonte çfarë ke me Kiara Titon, ose hesht përgjithmonë”, i shkruan një fans i tij dhe përgjigja e Butrintit me një video ishte kjo:
“Kiara Titon e kam shoqen më të mirë nga Tirana”, është përgjigjur këngëtari i buzëqeshur në fytyrë.
Ndërsa e kanë pyetur se cila është pika e tij e dobët, Imeri është shprehur nëse e gënjejnë. Ai ka theksuar se momentalisht nuk është në një lidhje dashurie. Kujtojmë se ditën e shtunë në datë 14 dhjetor, Butrinti do të sjellë projektin e fundit muzikor me titull ‘M’ke rrejt’.
