Kjo periudhë është mjaft e ngarkuar për Alketa Vejsiun teksa shumë shpejt nis dhe edicioni i radhës i Festivalit të Këngës në RTSH, që i është besuar dyshes Vejsiu-Grabocka.
Teksa ka postuar foto nga orët e vona të provave, si rrallëherë që Alketa poston foto të familjarëve të saj, ajo tregon të atin, Bardhin i cili mesa duket e shoqëron në prova.
Për këtë arsye ndoshta Alketa ka zgjedhur ti bëjë një dedikim publik, ku shkruan “Babo shpirti”.

