Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur në fshatin Përparim të Peqinit.
Nga të shtënat me armë zjarri ka mbetur viktimë Andi Zylifi , 23-vjeç. Ndërkohë nga të shtënat me breshëri ka mbetur i plagosur rëndë edhe një i ri tjetër. I plagosuri ka marrë një plumb në kokë dhe disa të tjerë në këmbë.
Të shtënat kanë ndodhur në rrugën nacionale Elbasan-Peqin, pranë fshatit Përparim, ku ndaj dy të rinjve është qëlluar teksa udhëtonin me automjetin e tyre.
