Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Atentati ndaj Andi Zylyfit i lidhur me masakrën e Bradasheshit, si përgjakën bandat e drogës vigjiljen e Vitit të Ri dhe vranë të fortin e fisit Alibej

20:43 / December 13, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Pamje nga atentati në Bradashesh
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

 Një atentat me armë zjarri ka ndodhur pranë fshatit Përparim, ku si pasojë një 23-vjeçar ka humbur jetën dhe një tjetër është plagosur rëndë. Ngjarja dyshohet të ketë lidhje me atentatin e ndodhur 1 vit më parë në Bradashesh, po në qytetin e Elbasanit, ku 3 persona ndërruan jetë, mes tyre edhe një shtetas i huaj.

Dy shqiptarët e vrarë ishin Endrit Alibej, 34 vjeç, dhe Arben Dylgjeri, 56 vjeç, të dy kushërinj me njëri-tjetrin. Gjithashtu bashkë me ta u vra edhe shtetasi turk Erdal Durunay, 51 vjeç. Viktimat u qëlluan me kallashnikov në kokë po ashtu si 23-vjeçarin dhe mikun e tij, i cili ndodhet në gjendje kritike. 

Masakra e 30 dhjetorit ndodhi në hyrje të Elbasanit, ku tre viktimat, të cilët po udhëtonin me një makinë Range Rover me targa rumune u ekzektuan me breshëri në prani të familjarëve të tyre pasi në tre makinat e tyre, ndodheshin 5 gra dhe 3 fëmijë. Ashtu si 23-vjeçari, edhe 3 të vrarët e Bradasheshit bashkë me familjet e tyre sapo ishin kthyer në Shqipëri për të festuar festat e fundvitit pasi jetonin në Angli e Holandë.

Makina që i qëlloi u largua në drejtim të Peqinit, por edhe pse ka kaluar thuajse një vit për këtë ngjarje ende nuk ka emra. Mëgjithatë pista kryesore ku dyshohet është se atentati lidhet me përplasjen e bandave në qytetin e Elbasanit dhe prishjen e pazareve të drogës. / dosja

Andi Zylyfi Bradashesh
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mbrojtja civile ndryshon, AKMC merr më shumë kompetenca dhe bashkitë detyrime të reja

15:18 / October 7, 2026

Programi “Dyfisho Sipërmarrjen tënde”, Rama: Rreth 400 biznese janë në proces

15:09 / October 7, 2026

“Avancojnë punimet për bypass-in e Elbasanit”/ Karakaçi për hekurudhën Tiranë-Durrës: Janë lidhur të gjitha kontratat

15:01 / October 7, 2026

“Brenda vjeshtës”, qeveria gati për hapin e madh me Inteligjencën Artificiale

14:20 / October 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.