Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
MOTI

Moti i keq në Itali: Stuhia e fortë mbyll shkollat, në Milano nis dëbora, të dielën do të ketë përmirësime

22:42 / December 13, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
italimotimilano
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

E premtja solli një stuhi të fortë në disa pjesë të vendit fqinj. Kushtet atmosferike detyruan mbylljen e shkollavë ne Romë e Napoli.

E mbiquajtur “Santa Lucia”, sipas emrit të shenjtores që kujtohet në 13 dhjetor, stuhia pritet të shkaktojë probleme përgjatë gjithë orëve në vazhdim. Mes erërave të forta dhe reshjeve të dendura të shiut që kanë pushtuar rajonet jug-perendimore, qytetarët janë këshilluar të tregojnë kujdes. Trafiku ka qenë i rënduar gjatë ditës në kryeqytet, ku rrugët u mbushën me ujë.

Kryetarja e bashkisë, Virginia Raggi, ka bërë thirrje të shmanget sa më shumë që të jetë e mundur udhëtimi. Në Milanon që u zgjua këtë mëngjes e zbardhur nga bora, autoritetet i kanë kërkuar banorëve t’i lënë makinat në shtëpi e të hedhin kripë në rrugën përpara banesave të tyre.

Edhe në disa qytete të tjera ka pasur reshje dëborë por më të lehta, ndërsa sasia e saj ka qenë më e madhe në pjesën e Alpeve, përfshire liqenin Como. Flokë debore u raportuan deri në Toskanë, ku zonat e goditura në fillim të javës nga një tërmet, u përballën edhe me shi të ngrirë.

Departamenti Italian i Mbrojtjes Civile paralajmëroi për erëra të forta në zonat jugore dhe qendrore te Italisë, ku më të goditurat duket do të të jenë Calabria dhe Puglia. Kushtet atmosferike pritet të zbuten ditën e dielën.

debora Itali milano shkollat studia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

I shpallur në kërkim në të gjithë Europën për trafikim të lëndëve narkotike, vihet në pranga 43-vjeçari shqiptar në Itali

14:20 / February 8, 2026

Giorgia Meloni reagoi për protestat në Milano: Kush nuk e do Olimpiadën është armik i Italisë

12:18 / February 8, 2026

Vranësira e reshje shiu, parashikimi i motit për sot

11:18 / February 8, 2026

Historia e Denni Xhepës, flamurtarit të Shqipërisë në Lojërat Dimërore: 30 vite më parë babai erdhi në Itali me një anije

08:42 / February 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.