Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kallëzuar në Prokurorinë e
Rrethit Gjyqësor në Berat, disa punonjës të Hipotekës mes tyre edhe
ish/drejtues, në këtë qytet. Burime për Report Tv, bëjnë me dije se punonjësit
e Hipotekës në Berat të cilët janë kallëzuar nga KLSH, akuzohen për shkelje të
rënda gjatë detyrës që ata ushtronin.
KLSH shkeljet e këtyre punonjësve i ka konstatuar gjatë një hetimi të bërë disa
muaj më parë, ndërsa të kallëzuarit akuzohen për “shpërdorim
detyre”. Kontrolli i KLSH-së është kryer në periudhën kur Hipoteka
ka qenë e ndarë nga Aluizni. Ndërkohë KLSH ka dërguar dosjen me shkeljet që
janë konstatuar për ish/drejtues e punonjës të hipotekës së Beratit.
Lajmi është bërë i ditur nga burime të prokurorisë , ku disa ditë më parë KLSH
ka kallëzuar në këtë institucion fillimin e hetimit për punonjësit që kanë kryer
shkelje të rënda. Ende nuk dihen identiteti i punonjësve që KLSH ka konstatuar
shkelje në ushtrimin e detyrës së tyre pranë Hipotekës Berat.
Postime te ngjashme
Add A Comment
