Tayna ka sot ditëlindjen dhe mbush plot 23 vjeç. Reperja e cila është bërë mjaft e dashur për publikun e ka festuar këtë ditëlindje me mikeshat e saj në Tiranë.
Nuk kanë munguar surprizat sapo ka hyrë mesnata, dhe shoqet e saj i kishin përgatitur një tortë me formën e kurorës.
Gjithashtu, reperja ka treguar se festa e vajzave ka vazhduar deri në orët e para të mëngjesit. Ato kanë pirë e kanë kërcyer së bashku, duke krijuar një natë të paharrueshme për Taynën!
