Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Eliminime mafioze mes rivalëve, lushnjarët po zgjohen me kujtimet e vitit të mbrapshtë

10:06 / December 14, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
lushnje
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Enver Boriçi është viktima e fundit e atentateve mafioze që kanë shoqëruar Lushnjen gjatë viteve të fundit.

Më parë ishte ekzekutuar Besmir Hida, ndërkohë që në një atentat të ngjashëm ishin eleminuar dhe nipi i tij Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha, ndërsa mbetën të plagosur edhe dy persona të tjerë.Vrasja e Latifit dhe Hoxhës ndodhi vetëm pak metra larg rajonit të policisë së qytetit në një zonë të populluar dhe orar kur rrugët janë plot me njerëz, raporton abcnews.al.

Për ngjarjen e rëndë që u quajt edhe si masakra e Lushnjes, policia shpalli në kërkim dy persona, pikërisht Orges Bilbilin dhe Laert Haxhiun, dy personazhe të njohur të nëntokës në këtë qytet.

Këta të fundit kanë qenë akuzuar edhe më parë për krime të tjere, por policia nuk ka arritur asnjëherë t’i kapë.

Ndërkohë Boriçi, njëlloj si Hida u vra sot në lokal teksa ishte duke pirë kafenë e mëngjesit nga persona ende të paidentifikuar, ngjarje kjo që tronditi sërish qytetin e Lushnjes.

Ngjarja e sotme dyshohet se lidhet me hakmarrjet mes grupeve rivale në qytetin e Lushnjes dhe rikthimin në aktivitet të plotë të njërës prej bandave më të njohura të qytetin, ndërkohë që drejtuesit janë në burg.

Megjithatë, policia nuk ka ende një version për ngjarjen, ndërsa autorët akoma nuk janë identifikuar. /abcnews.al




Enver Boriçi Laert Haxhiu Orges Bilbili
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Lamallari: Sakrifica e Enea Mekollit do të kujtohet me respekt, autori do të përballet me forcën e ligjit

10:08 / June 4, 2026

Aktiviteti “Bread and Heart Festival” në Tiranë, policia njofton kufizimin e përkohshëm të lëvizjes në Sheshin Skënderbej

09:57 / June 4, 2026

Vrasja e policit në Maliq/ Reagon Rama: Nderim i përjetshëm për dëshmorin e atdheut, dënim maksimal për autorin

09:52 / June 4, 2026

Tragjedia në Lezhë, këta janë 2 të rinjtë nga Kosova që u mbytën në det. Njëri prej tyre futbollist

09:34 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.