Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Kryetari i PS hap dyert e shtëpisë dhe i përgjigjet akuzave të PD për përfitim të padrejtë të bonusit të qirasë: Ju duket e banueshme kjo shtëpi?

17:16 / December 14, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Shtepia
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp


Kryetari i PS në Radë të Manzës, Armand Basha, ka reaguar pas akuzave të Partisë Dmeokratike se banesa e tij është e banueshme dhe ka përfituar pa të drejtë bonosin e qirasë. Ai ka treguar ambjentet e shtëpisë duke dëshmuar problemet e theksuara që ka pësuar banesa e tij pas tërmetit të 26 nëntorit.

Siç mund të shihet edhe nga fotogratë, shtëpia e këtij të fundit ka pësuar çarje të mureve dhe kolonave.

Më poshtë po përcjellim reagimin e plotë:

“Të nderuar miq dhe të njohur, sic jemi në dijeni, me dt.26 Nëntor 2019, më së shumti Qarku i Durrësit, u prek nga një tërmet i fuqishëm, me pasoja tragjike dhe viktima. Për fat të mirë, unë dhe familjarët e mi, shpëtuam shëndoshë e mirë, por praktikisht banesa ime private në fshatin Radë, Manëz (Durrës), ku unë dhe familjaret e mi jetojmë, u dëmtua rëndë dhe është e pabanueshme, vërtetuar kjo dhe nga akt- konstatimi i banesës, firmosur nga ekipi i specialistëve të ardhur nga Turqia.

Ndonëse i prekur familjarisht, nga pasojat e tërmetit , isha që në momentet e para dhe do vazhdoj të jem pjesë e situates, për të ndihmuar gjithë komunitetin e prekur, si një njeri dhe pjesë integrale e komunitetit të fshatit Radë.

Gjithsesi, papritur e papandehur, sot u gjenda i ballafaquar me sulmin zyrtar të Partisë Demokratike, për shkak të funksionit përfaqësues, që kam për Partinë Socialiste në këtë zonë, ku nëpërmjet një deklarate zyrtare të tyre, hamendësojnë se kam përfituar bonuse qiraje për vete dhe familjarët e mi, në mënyrë të pamerituar, si privilegj për faktin se jam pjesë përfaqësuese e PS-së.

Mendoj se PD-ja, duhet të gjente kohë për solidaritet, jo për sulme personale që është pak të thuash, se janë tepër banale e mediokre.

Më poshtë gjeni

1. Certifikatat familjare, të cilat qartazi tregojnë sa persona e familje ishim në banesë,

2. Fotot e banesës private pas dëmtimit, si dhe

3. Statusin medioker të PD-së.

Në përfundim, i ftoj të gjithë miqtë opozitarë, të jenë llimisht solidarë dhe human, pastaj militantë, pasi s’është korrekte dhe as e falshme, të cënohem e shqetësohem familjarisht, për kreditin e tyre politik.

Gjithashtu, gjej rastin t’i sqaroj, që tërmeti nuk njohu parti politike, por vetëm viktima, pa asnjë dallim dhe unë e familjarët e mi, ishim disa prej tyre dhe u trajtuam si të tillë, jo si militantë të PS-së (këtu gjithsesi dua t’ju kujtoj se pëlqimi, përkatësia dhe përfaqësimi politik, mbrohet si e drejtë njerëzore nga Kushtetuta e Republikës së Shqiperisë, sepse është pikërisht vlerë demokracie dhe jo krim)!

Unë dhe familja ime, ju urojmë një fundjave të mbarë dhe pa strese, ashtu si e përjetuam ne sot”, nënvizon Armand Basha.

bonusit të qirasë Kryetari i PS shtepi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Fluks rekord në trafikun ajror, Karakaçi inspektim në Albcontrol: Masa të shtuara për sezonin veror

13:15 / August 10, 2026

Negociatat e dështuara në Kosovë, zbulohen prapaskenat. LDK kërkon Presidentin për Vjosa Osmanin, Kurti i ofron vetëm ministri

19:00 / August 7, 2026

Shtyhet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës! Reagon Ambasada e SHBA: Formoni institucionet sipas Kushtetutës!

18:58 / August 6, 2026

“Nuk e kuptoj se çfarë kanë me mua” – Ylli Manjani iu përgjigjet protestuesve: Kush më shan, është i sharë

17:19 / August 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.