Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Hetimet për banesat e shembura nga tërmeti/ 4 persona të shpallur në kërkim janë arratisur në Itali

12:35 / December 15, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1576407663 fotot1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Dosja ‘Tërmeti’, një hetim që kryhet për herë të parë në Shqipëri ka angazhuar autoritet shqiptare për të çuar para drejtësisë personat përgjegjës për shembjen e banesave nga tërmeti i 26 Nëntorit që shkaktoi 51 viktima. Report Tv mëson se 4 nga 9 personat e shpallur në kërkim të cilët akuzohen si përgjegjës humbjen e jetëve nga ndërtesat e shembura nga tërmeti i 26 Nëntorit janë larguar drejt Italisë.

Policia i ka bërë kërkesë autoriteteve italiane për të bërë të mundur lokalizimin e tyre. Ndërkohë që prej mbrëmjes së djeshme në Tiranë po kryhen operacione për kapjen e tre të tjerëve të cilët dyshohet se fshihen në kryeqytet.

Personat e shpallur në kërkim

1. Arben Qato pronar i Vila Palma
2. Dëshira Qato-shefe e urbanistikës në Kavajë (Gruaja e Arben Qatos)
3. Aldo Dakovelli, shef sektori në Kadastrën e Durrësit
4. Artemis Malko punonjës terreni në Kadastrën e Durrësit
5. Artur Cela, ish-drejtori i INUV
6. Flamur Gjuzi, ish-drejtori i ALUIZNIT Durrës, dhe ish-kandidat i LSI për deputet
7. Artur Terziu, pronari i ‘Bar Barons’
8-9. Dy ndërtuesit e banesës së familjes Lala në Kënetë

Hetimet pas tërmetit pritet të sjellin të arrestuar edhe për viktimat e Thumanës. Burime nga Prokuroria e Krujës bëjnë me dije se janë shënjestruar disa persona si përgjegjës, mes tyre edhe funksionarë publikë.

Prokuroria e Durrësit lëshoi mbrëmjen e së premtes 18 urdhër arreste për zyrtarë, ndërtues, inxhinierë dhe specialistë. Nga veprimet e hetimore ka rezultuar se dëmtimet, shembjet e këtyre godinave dhe pasojat në jetët e njerëzve kanë ardhur dhe si shkak i kryerjes së ndërtimeve pa respektuar rregullat, normat dhe standardet në fushën e ndërtimit. Nga aksioni i policisë u vunë në pranga 9 persona ndërsa 9 të tjerë vijojnë të jenë në kërkim. Ndaj tyre rëndon edhe akuza e vrasjes me dashje në mënyrë indirekte.

Në shënjestër të hetimeve janë ndërtesat, shembja e të cilave la pas viktima, si Konvaleshenca, hotel Mira Mare, hotel Tropikal, Vila Palma, pallati 6-katësh, por edhe ndërtesat e tjera të dëmtuara që janë shpallur pabanueshme.

hetimet termeti
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja/ Rritet nafta, ulet me 1 lekë benzina

13:49 / June 4, 2026

INSTAT: Kostoja në ndërtim u rrit me 1,1% në tremujorin e parë të vitit 2026

13:15 / June 4, 2026

“PS me Ramën u ka mundur 8 herë”/ Zvërneci, Balla-opozitës: Mbani një qëndrim, jeni pro apo kundër investimit

11:25 / June 4, 2026

Arkitektët e botës në Tiranë, Rama: Zhvillimi dhe natyra duhet të bashkëjetojnë

10:35 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.