Ndarja e Mozzik dhe Loredanës ka bërë mjaft bujë në median rozë. Pas kësaj u përfol për një lidhje të saj me reperin gjerman Bonez. SHkak për këtë u bënë postimet e njëjta të tyre në një mjet luksoz duke shijuar muzikën e Rihanna e në sfond shfaqet një kavanoz me hashash.
Por pas këtij lajmi ka reaguar vetë Loredana e cila thotë se ka shoqëruar reperin gjerman në koncertin e tij madhështor pas marrjes së ccmimit “Best live act”.
Loredana e ka filmuar gjatë performancës reperin në fjalë dhe postimet i ka shoqëruar me emoji zemrash, sikur të mos i interesonte fare se çfarë thuhej për të në media.


