Easyjet ka bërë publik 25 linjët e reja ajrore për 2020, dhe për herë të parë përfshihet dhe ajo me Tiranën.
Në një deklaratë të kompanisë me kosto të ulët, ajo do shërbejë nga Riniasi për në Gatwick në Londër, me tre fluturime në javë dhe fillon nga 1 maj 2020.
British Airways gjithashtu bën këtë linjë fluturimi, ndërsa Albawings operon në fluturime nga London Stansted, dhe Wizz Air nga Luton.
Tirana është shpallur Kryeqyteti Evropian i Rinisë për vitin 2022, ndërkohë krahas Tiranës linjat e tjera përfshijnë dhe Tunizinë për herë të parë që nga viti 2015. 12 linja janë në Mbretërinë e Bashkuar duke përfshirë Liverpool për në Antalia dhe Edinburg për në Gjibraltar.
“Linjat tona të reja po e bëjnë më të lehtë dhe më të përballueshme se kurrë për klientët tanë të udhëtojnë në një sërë destinacionesh verore”, tha Ali Gayward, menaxheri i kompanisë për Mbretërinë e Bashkuar.
