Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Rriten tensionet në Mesdhe, Turqia dërgon dron të armatosur në Qipro

16:34 / December 16, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
auto auto Droni
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Mjeti ajor pa pilot (IHA- dron pa armatime) pasi u ngrit nga baza ajrore detare Dalaman e Turqisë mbërriti në aeroportin Geçitkale të Republikës Turke në Qipron Veriore.

Droni i tipit “Bayraktar TB2” u lëshua në aeroportin “Geçitkale” në Famagusta rreth orës 7 të mëngjesit. Qeveria e Qipros Veriore më parë e kishte autorizuar shfrytëzimin e këtij aeroporti për mjetet fluturuese pa pilot.

Ky veprim i Turqisë erdhi pas nënshkrimit të marrëveshjes me Libinë muajin e kaluar për shfrytëzimin e rezervave të gazit në pjesën lindore të Detit Mesdhe.

Në këtë marrëveshje parashihet territor më i madh në dispozicion të Turqisë, në kundërshtim me pretendimet territoriale të Greqisë dhe Republikës së Qipros, e cila e kontrollon pjesën jugore të ishullit.

Analistët thonë se dërgimi i këtij droni në Qipro është kërcënim ndaj përpjekjeve të rivalëve për të marrjen e të drejtave të nxjerrjes së gazit, pasi Qiproja Jugore, Greqia, Egjipti dhe Izraeli e përjashtuan Turqinë nga Forumi i Mesdheut Lindor për Gazin.

Për më tepër, Turqia më parë i ka dërguar dy anije për nxjerrjen e gazit në këtë rajon, pavarësisht kërcënimit të Bashkimit Evropian për sanksione.

Turqia nuk e njeh Republikën e Qipros, e cila është anëtare e Bashkimit Evropian, dhe thotë se Republika Turke e Qipros Veriore, e cila njihet vetëm nga Turqia, ka të drejtë të nxjerrë gaz në tërë territorin ujor përreth ishullit, shkruan “The Guardian”.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Cilat vende kanë shoferët më agresivë? Italia kryeson listën

18:42 / August 10, 2026

Policia e Kosovës gradualisht do të marrë përsipër sigurinë e Manastirit të Deçanit

18:21 / August 10, 2026

Trump: Preferohet presioni ekonomik ndaj Iranit

16:03 / August 10, 2026

Eklipsi total diellor i 12 gushtit/ Spektakël i rrallë në qiell, ja zonat e Evropës ku do të shihet

10:21 / August 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.