Robert Berisha do të marrë pjesë në festivalin e fundvitit në RTSH me këngën e tij “T’kam dasht”, dhe fansat aluduan menjëherë se kënga i dedikohet Norës, teksa ndarja e tyre është polemizuar gjatë në media.
Megjithatë edhe pse të ndarë ata janë parë shpesh bashkë, teksa kalojnë momente me njëri tjetrin dhe vajzën e tyre, Renee.
Ndaj këtyre aludimeve të mediave rozë ka reaguar vetë Nora Istrefi.Ajo ka publikuar në Instastory këngën e re të Robertit, duke përmendur dhe Robertin. Në këtë mënyrë ajo shpreh mbështetjen e saj për ish-bashkëshortin. “Sa t’kam dasht, të lutem kthehu prap”, thotë Roberti në këngë.Por a do të kthehn prapë Nora dhe ai?

