Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Mbyllen bastet, por si po vihen skedinat në Shqipëri

16:19 / January 19, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
baste 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pikat e basteve janë mbyllur, por shqiptarët mund të vazhdojnë ende të luajnë kumar online. Mjafton një kartë krediti dhe aksesi në internet për të vendosur një skedinë.

Pavarësisht se zyrtarisht në Shqipëri nuk ka më kompani bastesh sportive, ligji që ka hyrë në fuqi nga 1 Janari nuk ndalon dot aktivitetin e kompanive të huaja.

Siç mund të shohim, aksesi është i hapur për dhjetëra faqe të huaja që pranojnë baste nga Shqipëria për gjithçka që nga futbolli deri tek garat me kuaj. Për këtë arsye, Autoriteti i Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit dhe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit i kanë dërguar AKEP shtatë lista me domainet që duhet t’u bllokohet aksesi në internet.

Në total, numri i këtyre faqeve arrin në 1320. Por edhe nëse do të bëhet bllokimi i të gjitha këtyre domaine-ve, sërish ato mund të aksesohen përmes shërbimeve Proxy, që fshehin vendndodhjen e adresës suaj të internetit, duke anashkaluar në këtë mënyrë filtrat e vendosura nga AKEP.

Nga kjo mundësi kanë përfituar edhe disa kompani shqiptare, që kanë transferuar aktivitetin e tyre në Kosovë. Përmes shërbimit nga palë të treta si Neteller dhe Skrill, është e mundur të depozitosh para, të vendosësh baste dhe të tërheqësh fitimet edhe nga Shqipëria.

Ndërkohë, pas 1 Janarit Policia ka proceduar shumë raste të bizneseve që vijojnë aktivitetin tashmë të paligjshëm të lojërave të fatit në këtë mënyrë. Duket se zbatimi efektiv i ligjit kundër basteve do të jetë shumë i vështirë, në mos i pamundur, për shkak të rrugëve që krijon teknologjia./A2 Neës/  

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Shqipëria po mbyll kapitujt e negociatave”, Marta Kos optimiste për zgjerimin e BE-së: Po ecën më shpejt se kurrë

21:41 / June 26, 2026

Bëhet publik grupi koordinator i protestës. Letra ambasadorëve kryesorë në Tiranë për pesë kërkesat e tyre

21:15 / June 26, 2026

Kishin mbetur në Shpellën e Pëllumbasit, Policia shpëton 2 turiste holandeze! Njëra prej tyre kishte dëmtuar këmbën

21:04 / June 26, 2026

Ministri Lamallari reagon për Ikballe Hudutit: Nuk merremi me protestues, por s’ka vend për ekstremizëm në Shqipëri

20:55 / June 26, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.