Jerome Boateng dëshiron të largohet nga Bayern Munchen. Agjenti i ri i mbrojtësit gjerman, Fali Ramadani, diskutoi të ardhmen e klientit të tij me drejtorin sportiv të Bayern Munchen, Hasan Salihamidzic, disa javë më parë.
Sipas “Suddeutsche Zeitung”, Boateng dëshiron të largohet nga Bundesliga në janar, ndërsa Bayern me shumë gjasa nuk do të ndalojë 31-vjeçarin të largohet.
Ish-futbollisti i Gjermanisë ishte i lidhur me një kalim te Paris Saint-Germain dhe Manchester United gjatë verës, por asnjë nga skuadrat nuk ishin të gatshme për të paguar kërkesat e tij financiare.
Boateng ka pasur probleme dhe me shokët e skuadrës, ku u përplas me me Joshua Kimmich gjatë fitores 6-1 të Bayern kundër Ëerder Bremen.