Të tjera lëkundje tërmeti janë regjistruar në vendin tonë. Pak minuta më parë një tërmet është ndjerë 6 km në veri të Lushnjës. Sipas IGJEUM, ky tërmet ishte me magnitudë 3.6 të shkallës Rihter dhe thellësi 33 km dhe është regjistruar në orën 19:53. Në disa vende lëkundja është ndjerë nga qytetarët.

