Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Nga paketa ‘anti-shpifje’ tek ‘buxheti 2020’, ja çështjet ‘e nxehta’ që diskutohen sot në Kuvend

08:31 / December 18, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1576650457 kuvendi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Projektligji i buxhetit 2020, paketa fiskale, rivlerësimi i pasurisë, propozimi për shkarkimin nga detyra të Arben Malaj si anëtar i Këshillit Mbikëqyrës së Bankë së Shqipërisë, projektligji i fiskalizimit, krijimi i ministrisë së Rindërtimit dhe emërimi në krye të saj i ish ministrit të Financave Arben Ahmetaj, dekreti i presidentit për kthim për rishqyrtim të projektligjit për Korporatën e Investimeve Shqiptare si dhe projektligji i Investimeve Strategjike do të diskutohen në seancën e sotme Parlamentare.

Përveç këtyre çështjeve, tema më e diskutueshme dhe e debatueshme do të jetë Paketa Anti-Shpifje e cila ka pësuar disa ndryshime por që është miratuar në të gjitha komisionet parlamentare. Në thelb të kësaj pakete është rregullimi i tregut të medieve online dhe televizioneve.

Pas në diskutime nuk do të mbetet as tërmeti, pasi projektbuxheti i vitit 2020 do të diskutohet dhe miratohet me ndryshimet e bëra, ku në të është përfshirë edhe fondi për rindërtimin e banesave. Fondi për rindërtimin do të jetë 20 miliard lekë ku 13 miliard janë nga buxhetit të shtetit dhe pjesa tjetër ndihma. Po ashtu në buxhet është parashikuar edhe një fond prej 1.2 miliardë lekë që do të shërbej si bonus qiraje për të gjitha familjet e mbetura të pastreha si pasojë e tërmetit të 26 nëntorit.

Po ashtu janë shtuar 3 miliardë lekë për Ministrinë e Infrastrukturës në zërin e shpenzimeve, po në këtë zë është dhënë 1.5 miliardë lekë për Fondin Shqiptar të Zhvillimit, 0.5 miliardë për Ministrinë e Bujqësisë. Ndërsa në buxhetin vendor janë shtuar 400 milionë lekë, si në zërin e transfertës së pakushtëzuar po ashtu edhe në transfertat e veçanta.

buxheti 2020 kuvend paketa anti shpifje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja/ Rritet nafta, ulet me 1 lekë benzina

13:49 / June 4, 2026

Interpelanca për emigracionin e paligjshëm, Lamallari: Nuk jemi kamp tranziti, as korridor kalimi për trafikimin njerëzor

13:42 / June 4, 2026

Begaj pret presidentin e Lituanisë: Marrëdhënie të shkëlqyera dhe miqësore midis dy vendeve

13:20 / June 4, 2026

INSTAT: Kostoja në ndërtim u rrit me 1,1% në tremujorin e parë të vitit 2026

13:15 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.