Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Altin Dumani: SPAK-u do ketë fluks, ja cilat dosje do të hetohen përpara

10:27 / December 18, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1576655117 DUMANI
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Këshilli i Lartë i Prokurorisë sot po zhvillon intervistat me tre kandidatët që kanë aplikuar për të qenë në krye të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Altin Dumani, Arben Kraja dhe Edvin Kondili kërkojnë të drejtojnë strukturën e re që do të ketë objekt të hetimin e niveleve të larta të krimit të organizuar, por edhe të korrupsionit.Intervistat me kandidatët po regjistrohen me audio dhe video dhe do të zgjasin 30-45 minuta për secilin kandidat.

Por a mund të ketë një seleksionim të cështjeve që do të hetohen në vitin e parë duke pasur parasysh numrin e kufizuar të prokurorëve?

I pyetur për këtë pikë, Dumani tha është e vërtëte që fluksi i punës në nisje të SPAK-ut është i madh, ashtu si pritshmëria, por tregoi planin e punës si do të vepronte ai për të kaluar këtë situatë.

“Edhe nga informacionet që kam pritet që të ketë një fluks të lartë cështjesh. Ne e fillojmë me numër të kufizuar prokurorësh kur nevoja është shumë e madhe. Kujdesi i parë është evitimi i ngarkesës së panevojshme, mos ngarkohemi me lëndë që nuk janë lëndë tonat. Duke analizuar me kujdes dosjet. Cështjet prioritare, kjo është një detyrë që drejtuesi dhe prokurorët ta bëjnë duke krijuar seksionet e hetimit; të korrupsionit dhe krimit. Te këto dy seksione të cojmë prokurorë që janë kanë përvojë këtë cështje. Rëndësi do të ketë atashimi pranë prokurorëve edhe të OPGJ-të.

Unë do të bëj që edhe OPGJ-të ti ndaj sipas specializimeve. Të krijohet një grup i tillë, që prokurori, OPGJ-ja, hetuesi i byrosë që do të jetë nesër…te Byroja jo vetëm një hetues, por një te përgjimet, njëri pranë prokurorit dhe një hetues i cili do të jetë në krye të skuadrës që do të bëjë përgjime, vëzhgime, etj. Duhet të parë edhe mundësia e grupeve hetimore rast pas rasti me shumë aktorë të veprave penale dhe mund të angazhohen 2-3 prokurorë. Unë do të marrë përgjegjësitë e mia. Drejtuesi ka përgjegjësi për të qenë në vijën e parë të hetimit duke u përballur me cështjet më të rëndësishme. Pa hequr dorë nga funksioni si drejtues, edhe aty ku kam qenë nuk kam hequr dorë nga hetimi. Do të inkurajoj prokurorët të përdorin të gjitha metodat e hetimit” tha ai.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Progres në rekrutim, stërvitje dhe operacione! Forcat e Armatosura analizojnë punën e 6-mujorit të parë

18:59 / August 10, 2026

Tërmeti 7.4 ballë godet Kolumbinë, të paktën 21 të vdekur e shumë të plagosur (Foto)

17:58 / August 10, 2026

Kryetari i Komisionit parlamentar ukrainas shpjegon pse Ukraina nuk e njeh Kosovën: Krimea, Serbia dhe municioni

16:47 / August 10, 2026

Zjarri apokaliptik dhe makthi i krutanëve, kreu i zjarrfikësve Arben Cara flet për “rrethimin e Krujës” nga flakët

15:41 / August 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.