Deputetja Rudina Hajdari zbuloi nga foltorja e Kuvendit bisedën që kishte bërë pak muaj më parë në zyrën e Presidentit Ilir Meta. Teksa po komentonte paketën anti-shpifje të qeverisë, Hajdari tha se “E di fare mirë çfarë është bërë në këtë Parlament, sa herë jam goditur unë.
Vetëm pak muaj më parë isha në zyrën e Presidentit që më tha se ‘Rudina nuk ke bërë mirë, më ka ngelur hatri me ty’”, tha Hajdari, ndërsa tregoi bisedën, që sipas saj, është zhvilluar në zyrën e Presidentit të Republikës.
Meta: Rudina nuk ke bërë mirë, më ka ngelur hatri me ty.
Hajdari: Pse?
Meta: Më ke goditur.
Hajdari: I thashë, edhe mua më ka ngelur hatri me ty, sepse keni bërë një gabim fatal.
Meta: Çfarë?
Hajdari: Ju duhet të ishit i pari njeri që duhet të më kishit thirru në zyrë, në momentin që nuk e dorëzova mandatin. Pse pritët tetë muaj të më thonit ‘bravo”.
Pse denjuat të më thirrnit në zyrë, që të më deligjitimonin si e bija e Azem Hajdarit. Por, prapë çdo njeri ka të drejtën e tij të shprehjes së fjalës, sepse koha do jetë ajo që do t’i tregojë të gjitha.
