Prej dy muajsh tashmë përflitet një sherr e madje dhe konfrontim fizik mes bukurosheve të showbiz-it shqiptar, Kejvina Kthella, Einxhel Shkira dhe Oriola Marashi.
Nuk u morën vesh motivet e sherrit dhe pse çështja përfundoi në polici. Vajzat nuk folën për të por duket se një deklaratë e Einxhelit në emisionin “Rudina” ka rindezur sherrin.
Einxhel tregoi se është feministe, aspak xheloze dhe sa për zënkën u shpreh se i ka falur vajzat. Ajo u shpreh se nuk ka kompleksitet ndaj tyre, nuk dëshiron t’ju prishë punë dhe as t’i bëjë të ndihen keq.
Por këto fjalë duket se nuk i kanë pëlqyer aspak Kejvinës, e cila ka reaguar ashpër nëpërmjet një postimi në Instastory.
Ajo tregon se Einxhel është e kundërta e atyre që ka thënë në emision, madje përmend edhe një rast personal të tyre.
“Hahahaha moj Einxhel Shkira, ça qenke ti moj? Feministe? Beson me të vërtetë në ato që ke thënë. Mos më detyro të postoj ca mesazhe që tregojnë komplet të kundërtën e asaj që ke thënë. Ti s’di punë tjetër përveçse të merresh me jetën e të tjerëve dhe të fusësh intriga e të xhelozosh çdo gjë të bukur” shkruan Kejvina.
Më pas tregon edhe një rast nga jeta personale.
“Si të projekti im që ke futur hundët për të prishur punë. Ndërkohë që me mua haje, pije dhe rrije, ça është kjo mbështetje. Mos u shtir zemër, tregoi publikut se kush je në të vërtete”, përfundon Kejvina.

